Arif Molliqi

NJERIU MË SY TË QELQTË

për inat të atij

që e han bukën e vet

e i bartë dertet e dynjasë

do të bërtas

qoftë lavdërua urtia e të marrit

imzot na ruaj nga njeriu më sy të qelqtë

që e lidh atdheun n´lak

e shtrëngon nyje

e bartë kurtheve të dynjasë

është kohë e shurdhër

që reprizohet çdo ditë

derisa të merr në thua

në fatkeqësinë e vet

C O V I D I

duke e pështy njëri tjetrin në fytyrë

u vaksinuam

u bëmë imun

ndaj sëmundjes autoktone

(çdo kollitje

s´mund të jetë covid)

tani e tutje

pështyma e jonë

mund të përdoret si plazmë

kundër çdo virusi

kjo tregon

për diçka jemi të vlefshëm

KAFSHË E LIGË

në tokën e bukës i djegim mbeturinat

në vend të grurit

del bari i keq

dalin lule të zeza

gatuhet bukë e vrugtë

nën brinjë

mushkëritë mbushen tym të zi

pas zjarrit

nga të njëjta rrënjë

lulet ndërrojnë ngjyrën

enigma nuk qëndron të zjarri

por të njeriu

që gënjen hijshëm

G R A F I T Ë T

nëpër muret e nevojtoreve

lexoj gjithçka

grafitë të shkruara me pantomimë

nga analistet

me bëhet se janë më të mira

së fjalimet në foltore

se poezitë, novelat e sotme…

në ato grafitë

me dy fjalë

përshkruhet portreti i dashnores

urinimi i prostitutave

dhimbja e atyre që vuajnë nga prostatat

kur ta shihni tymin në nevojtore

dijeni

se aty janë robërit e shtëpisë

duke e pirë duhanin tinëz

duke shkruar grafitë

ka lezët

të pihet duhani

LEGJENDAT BALLKANIKE

një ujk avdall

na bie n´torishtë tinëz

na i hanë delet

na e kafshon çobanin

ne mendojmë se jemi n´ëndërr

si në legjendat ballkanike

dhe erdhi një kohë

ujkun dhe delet

i detyruan të jetojnë sëbashku

harruan se kafsha grabitqare

nuk zbutet në torishtë më qengjin

***

në Evropën e plakur

janë rinuar prostitutat

hamshorëve u thonë jeni të lirë

të penetroni përballë kofshës së nxirë

të një gruaje të vdekur

PESHQIT LAKURIQ

një stinë më vapë

deti më rërën e nxehtë

peshqit gjithë kohën rrinë lakuriq

për inati të grave

unë i lagur

e bisedoi më balenat

që ti pajtojmë hënën me yjet

që janë bërë

pike pesë nëpër qiell

në rërën që përvëlonte

njerëzit ishin zhveshur lakuriq

për inat të shoqi shoqit

Leave a Reply

Your email address will not be published.