Vlora Ademi
TRADHTOMË ME TANA GRATË E BOTËS!
Nëse përtej dashnisë tande,
nuk ka me pasë ma asnji gja t’vërtetë
Mos ma jep!
Nuk e due!
M’le t’i jetoj ditët tue besue në nji ty tjetër,
në nji ty ndryshe!
N’se përtej dashnisë tande,
nuk ka me pasë ma asnji gja t’vërtetë,
ma kthe lirinë e shko!
Shko!
Shko m’tradhto me tana gratë e botës!
Nisja m’lyp prap ndër to!
Lypës banu!
M’lyp!
Nëpër trupa të tjerë!
Tashma edhe emnat ngatërrojua!
Sajo kofshë e fusha me tulipan
shtrëngoji fulqitë tek ua puth buzët!
Çmendu,
tërbohu,
shfryj,
kalamendu bashkë me to!
Ke me gjetë ma pak se ç’pate për pak.
Dhe n’se, përtej dashnisë së tana grave tjera t’botës,
nuk ke me i gjetë dy sy që t’shohin ndryshe
Trishtohu!
N’asnji palë sy të tjerë nuk ke me qenë aq i bukur,
sa n’ditët e mia
që i kam jetue me nji tjetër ty.