Cesare Pavese

DO TË VIJË VDEKJA E DO TË KETË SYTË E TU

Do të vijë vdekja e do të ketë sytë e tu

kjo vdekje që na shoqëron,

nga mëngjesi në mbrëmje, e pagjumë

e shurdhët, si një peng i vjetër

ose një ves absurd. Sytë e tu

do jenë një fjalë e kotë

një klithmë e mbytur, një heshje.

Kështu i sheh çdo mëngjes

kur mbi veten e vetme përkulesh

në pasqyrë. O shpresë e dashur

atë ditë do ta dimë edhe ne

se je jeta dhe asgjëja je.

Vdekja për gjithkënd një vështrim ka.

Do të vijë vdekja e do të ketë sytë e tu.

Do të jetë si të shkulësh një ves,

si të shohësh në pasqyrë,

rishfaqjen e një fytyre të vdekur,

si të dëgjosh një buzë të mbyllur.

Do fundosemi në vorbullën e shurdhët.

22 Mars 1950

Përktheu: L. Stani

Leave a Reply

Your email address will not be published.