Alda Merini
KAM NEVOJË PËR NDJENJA
Nuk kam nevojë për parà.
Kam nevojë për ndjenja,
për fjalë, për fjalë t’përzgjedhura mençurisht,
për lule t’quajtura mendime,
për trëndafila t’quajtur shpirtra,
për ëndrra që popullojnë pemët,
për këngë që i bëjnë shtatoret t’vallëzojnë,
për yje që u murmuritin dashnorëve në vesh.
Kam nevojë për poezi,
Për kët’magji që djeg vrazhdësinë e fjalëve,
që ringjall emocionet e fal ngjyra të reja.
(Shqipëroi Klodeta Dibra)