Meçan Hoxha
STUDIO POETI
Kërkoj një studio poeti.
-Urdhëro më thanë, te një portë xheneti.
Përpara u shfaqën hapsira me lule,
Vajza në valle plot hire e nure.
-Ju lutem, kërkoj një studio poeti?
U hap një tjetër portë, sa qielli e deti,
Mistere dhe yje pa anë e numër.
-Urdhëroni, çfarë keni humbur?
-Studio poeti kërkoj, përsërita unë.
Zogjtë, këngët, bletët dhe stolitë,
Dielli, hëna, fusha, mali dhe gjithë mrekullitë,
Njëheri u përgjigjën – Ne jemi.
E, po nuk u binde as me ne,
Shko te ëndrra, dhimbja dhe loti,
Vrapo udhëve të botës, edhe sipër mbi re,
Dhe ndalo, kur të shohish bukuri e dashuri,
Aty është poeti.