by hejza August 16, 2024 Poezi Martin CAMAJ VRASJA E POETIT Liria e fshehun ndër vargje të poezisë nuk ishte vetëm: para tyne rrishin galuc roje shpend mishngranës me fytyrë njerëzore. E ti ishe për ta nji bletë tue u rropatë ka drita në qelq, andej kufijve të botës njerëzore. Share this Facebook Messenger Twitter Pinterest Whatsapp Email hejza Leave a Reply Cancel replyYour email address will not be published. Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment.