PRERËSI I KOKAVE

Tregim

Jorge Luis BORGES

Askush nuk e kujton më djegien e kishave, as vrasjen e Huan Duartes, i ekzekutuar me urdhër të Peronit. Unë nuk mund të flasë me paanësi; ime më, ime motër dhe im nip kanë qenë burgosur. Mua më sikterrisën në një vend koti, bibliotekar në rrethina. Një dedektiv nuk më ndahej kudo që shkoja. Më në fund, u miqësua me mua dhe më tha: «Më fal, Borhes, por unë dua të fitoj bukën e gojë». Atëherë, për ta ngushëlluar i tregova se im atë kishte njohur një ushtar të vjetër që kishte qenë prerës kokësh i të dënuarve me vdekje. Ishte një njeri i mirë që kryente detyrën, duke vepruar përherë në të njëjtën mënyrë. Të dënuarit, me duart të lidhura prapa kurrizit, uleshin në tokë. Ky xhelat u afrohej, miqësisht, u rrihte shpatullat me pëllëmbë dhe u thoshte: «Kurajë, miku im. Ta dish se më shumë vuajnë gratë kur lindin fëmijën» Pastaj, vetëm me një të rënë të shpejtë u priste kokën. Me sa duket ishte pothuaj e pandjeshme…

(Në shqip: Bajram Karabolli)

Leave a Reply

Your email address will not be published.