Luerda Avdiaj

LULES SË IKUR

dhembin humbjet për rrugë të dritës

neve

të vdekshmërisë frymor

jemi nga lindja

vajtojmë e tkurremi vetvetes

thua shpëtojmë nga çasti i zënë keq

përpëlitet e pakta e vetes shpirt

do bëhet mirë

pastaj thyen diejt buzëvetes në vajtim

të nënës që veç hëna ia peshon dhimbjen

pak më tutje një zë fëmije kumbon

heshtjes së zëshme

ka ende jetë këtu nën një diell të thyer

Leave a Reply

Your email address will not be published.