Valbona Kolaveri
GIJOTINË
Më shtrënguan ,
Njëmijë rrathë
Në shpirt,
Zinxhirë prangosës,
Të ndryshkur,
Mbytës,
Të hekurt,
Të nxirë,
Më ciflosën
Në mish,
Më mavijosën në gjak
Në gojë ma vranë
Fjalën,
Nën prangosjen
Gijotinë,
Nën parullën
Hesht,
Se duhet të heshtësh,
Se kështu është më mirë
Nuk mundem të di?
Kur nuk mund të flasësh
Të vërtetën,
Atëherë,
Kur fjala do ta ketë këtë magji?