IMITIMI

Janë një milion e një arsye se pse realisht e kemi humbur hapin me botën e qytetëruar në planin e kulturës. Megjithatë, përpjekja për një vizion shpresëdhënës sado pak do ta kompensonte vonesën kulturore për të prodhuar vlera. Ajo që më së paku na nevojitet është imitimi që dukshëm po e mbyste traditën, vetëdijen për burimoren, mbi të cilat mbështetet fuqia e kulturës shqiptare. Pa këto shtylla të rëndësishme nuk mund të flasim për ndonjë identitet të qëndrueshëm dhe të dallueshëm.

Ajo që është shqiptare është e shqiptarëve dhe askush nuk duhet të turpërohet nga ajo që ata i dallon prej të tjerëve. Duke imituar kulturat tjera dhe duke improvizuar, shqiptarët vetëm dëshmojnë se akoma nuk kanë dalë jo vetëm nga amatorizmi kulturor, por edhe nga amatorizmi politik. Prandaj, siç do të thotë populli, është koha që të ndahet shapi prej sheqerit dhe gjërat të shtrohen më ndryshe dhe kulturën t’ua lënë njerëzve profesional dhe jo infantilëve, të cilët edhe kulturën e kanë kuptuar si një fushë, me të cilën mund të abuzojnë për t’i plotësuar interesat individuale e klanore. Pasojat e një qasjeje të tillë vështirë se mund të riparohen. Ndonëse ka shumë të tillë që mendojnë se e gjithë kjo është normale dhe në hap me rrjedhat e kohës, këto pasoja tashmë janë të dukshme në të gjitha lëmenjtë e kulturës sonë, e cila fatkeqësisht gjithnjë e më shumë po hibridizohet…

/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.