Jeta ime, për shkak të shumë gjërave, ishte ne krizë. Nuk dua të hyj në këto detaje, si: divorci, vdekja e babait, problemet profesionale, problemet me këtë, problemet me atë; gjithçka ishte e keqe
Përgatiti: Xhahid BUSHATI
Orhan Pamuk, në maj të vitit 2007 ishte anëtar jurie në Festivalin e Filmit në Kanë. Ishte i ftuar nga regjisori britanik, Stephen Frears. Në verën e vitit 2008, përfundon romanin “Muzeu i pafajësisë”. Pamuk krijoi një Muze aktual të pafajësisë, i përbërë nga objekte të përditshme të lidhura me narrativën. I vendosi në një shtëpi në Stamboll, shtëpi që e bleu. Pamuku bashkëpunoi, gjithashtu, në një dokumentar të titulluar “Pafajësia e kujtimeve”, që më pas u bë “Muzeu i tij i pafajësisë”. Pamuk tha se, “Muzeu i ëndrrave” do të tregojë një version tjetër të historisë së dashurisë të vendosur në Stamboll përmes objekteve dhe filmit të ri të mrekullueshëm të Grant Gee”. Si në Snow ashtu edhe në “Muzeun e pafajësisë”, Pamuk përshkruan histori tragjike dashurie, ku burrat bien në dashuri me gra të bukura me shikim të parë. Heronjtë e Pamuk-ut priren të jenë burra të arsimuar, të cilët bien në dashuri tragjikisht me bukuroshet, por që duken të dënuar me një vetmi të mjerë.
Më 1 mars 1982, Pamuk u martua me historianen Aylin Türegün. Nga viti 1985 deri në vitin 1988, ndërsa ishte student i diplomuar në Universitetin e Kolumbisë, Pamuk mori pozicionin e studiuesit, duke përdorur kohën për të kryer kërkime në dobi të punës krijuese për nisjen shkrimore të romanit “Libri i zi”, në Bibliotekën “Butler” të këtij Universiteti. Më pas, u kthye në Stamboll, qytet me të cilin ishte shumë i lidhur. Në vitin 1991 ai dhe gruaja patën një vajzë, Rüya, emri i së cilës në turqisht do të thotë “ëndërr” dhe së cilës i kushtohet romani i tij “Emri im është i kuq”. Në vitin 2002, ata u divorcuan. Që nga viti 2011 Pamuk ka qenë në një lidhje me Asli Akyavas, me të cilën u martuan në vitin 2022.
Në vitin 2013, Pamuk ftoi Grazia Toderin, punën e së cilës ai e admironte, për të projektuar një vepër për “Muzeun e pafajësisë” në Stamboll. Bashkëpunimi i tyre kulmoi me ekspozitën “Fjalët dhe yjet”. “Fjalët dhe yjet” u hap më 2 prill 2017, në Mart. Ekspozita flet “për prirjen e njeriut për të eksploruar hapësirën dhe thirrjen e lindur për të vënë në dyshim yjet”. Ekspozita u kurua nga Gianfranco Maraniello. U shfaq, gjithashtu, nga 4 nëntori 2016 deri më 29 mars 2017, si dhe nga 5-6 nëntor 2016 në Palazzo Madama, Piazza Castello, Torino dhe në Infini-to.
I pyetur sesa personal ishte libri i tij “Istanbul”, Pamuk u përgjigj: “Mendova se do të shkruaja “Kujtimet dhe qyteti” për gjashtë muaj, por m’u desh një vit për ta përfunduar. Punoja 12 orë në ditë, vetëm duke lexuar dhe duke punuar. Jeta ime, për shkak të shumë gjërave, ishte ne krizë. Nuk dua të hyj në këto detaje, si: divorci, vdekja e babait, problemet profesionale, problemet me këtë, problemet me atë; gjithçka ishte e keqe. Mendova se nëse do të isha i dobët, do të kisha rënë në depresion. Por, çdo ditë zgjohesha dhe bëja një dush të ftohtë dhe ulesha, e kujtoja dhe shkruaja, duke i kushtuar gjithmonë vëmendje bukurisë së librit. Sinqerisht, mund ta kem lënduar nënën time, familjen time. Babai im kishte vdekur, por nëna ime, ende ishte gjallë. Por, unë nuk munda të kujdesesha për të shtrenjtën time. Më duhej të kujdesesha për bukurinë e librit”.