Poezi: Shkurtë Kadriu Çitaku
VERDH’SI
Si hynen’konakun e shpirtit tem
n’ofshamë
n’kaçubat’shpirtit si mrrive
shpalue sall’ n’dite zie
per me nifjalen
t’kputun si fije bari
t’mytun si za i larg’t
si hynen’konakuntem
kodrave t’shpirtit, si mrrive
me e pa anrren e fikun
e driten e shkimun
si hynen’konakun tem
n ‘konakun tem si mrrive
me nizanin
skutave t’shpirtit
si hyne
me i ngjarrajve t’lisit
verdh’si.
EMNI
M ‘thuej,
dera jem
a asht’ der’ebab’s,
a asht’ der’ e yte?!
M ‘ thuej,
loja jote, loja jem a asht’?!
M’ thuej,
syt’ e mi, a jane syt’e mi,
a jane
te tut’ sy?!
M’ thuej,
qeshja jem, a asht’ qeshja jote?!
M ‘thuej,
dhimta jem
vec e jemja asht’
M’ thuej,
emni, e emni
a asht’ veç i jemi, em’n’?!
LISI
Tash në k’te mjes t’mujtun
as veten s’pe marr’ vesh
e gjevaps’deshta me idhan’ rrenave
naltësivet’papamem’sy u’ kam
sall me pa veten ku ngjitet trup‘jemi
shum’ do degë i theva
tuj m’shtërngu do t’huj
paj mos me pa ditën
veç mbrri kom diqysh,
kah nis me prarudielli.
ME DASHT’
t’ut pam ty kam nis me dasht dhe dekën
e mu ngi në lumnin iherë e përgjithmonë
me krijuan rren si asht me shpërthy
me pas ni temel tonë
me marre hovin si hava dikur
që mekatnoin’ambëlsi
me u mbyt n’robni me lëshue lirshëm vetën
sa me pa idhnin n’ambels irinore
e me dasht krejt mnershëm
në fronin e nji grueje qe veç ajo di.
TRANZI(T)CION
deshta me i fol vetmi se si shoqja – shoqes
me i shtrydh langshem kujtimet tona
me i thane sa gat’ eca dej sa erdhan’logun tan
se pa dashtun me percillshin do hiena
e hapin ma ngatrrojshin
po dridhshëm me tradhtoi e shkreta
se dy u bam’ pej motit.
BAB’E BIJ’
si me diftue per vedi
e mledhun e krrusun sihariq per ta
sa e sa here cakrrue shpyrtin
e kqyren te’tan jeten
me bisht e pa bisht o bab’
e unetuj’ shpalue ‘anrrat e miat’mdha
trasue ngati
rruaza rruaza udha jem e madhe
e qe
per dashnin e tokes, toke u bana
shkelm’kane te’tane bab’
n’ket boten tane, n’ket’ mjedis t’mujtun
…tash le’ jam per s’dytsh
e nisa me ec bab’, pasha buken’
kam me ec o bab’…
MALL PËR VJETIN E RI
me plot dhimt e vnerë
dashni e harresë
kercnime e sharje n’ t kapercyem
po i mshel syte ky vjet
veç hareshem po m’pushton ma t’mramen dit’ t’tijen
sa me’mlan marak për t ‘shkuemën
mem than’ se ktu jam
drithnueshme pom shkun
mnershem e cn’vijen q’njekas po zhduket
e mallshem po m’kap flokun si borë e bardhë
hetueshem po ngjitet n’maje
kurr i babagjyshi plak me drenushat
…e dini?
ai babadimni q’ andrrojshim dikur.
SH’PIA
ika krejt kthjellu menimi
në pikën e shpirtit të çoroditun
kur erdh mërzia tekanjoze
plotë elegancë e përdredhun
si prostitutë bordeleje
befas ta ban ftyrën për i ‘pare
bash qysh duen bubrrecat
aty n’zgavrën e derës s’hymjes
e unë
as n’tokë
as n’qiell
me shpirtin e futur në një trup
sharrue deri n’fyt
me anrrat e përmbysuna udhëve t’gata
Ika krejt fikalli vet
larg shpisë teme
me botën para meje.