Poezi: Enver Visoka

NATA  E PRERË ME GËRSHËR

si vdes mrekullia

e kësaj nate të prerë me gërshërë

braktisur nga frika për Zotin

anijen kthen,anijen mbyt…

mbyllur në atë furtunë

ngërthen majë qielli sytë

e Ti epshore ashtu lakuriq rri

derdh kaçurrelët e zinj mbi varg,mbi poezi

dalë nga ai  zjarr si gjithherë bezdis

si një pëllumbeshë haralisur

majë drurit të qershisë

*  *  *

s´ ka gjë më të tmerrshme,më të ethshme

se të hysh dhe të dalësh gjallë nga ajo natë jete

ku s´mund të vesh asnjë presë,asnjë pikë

përveçse nga ai zjarr përjetësie

të shohësh se si bukuria e asaj nate

  po jep shpirt….

PEMA  E MËKATIT

me dashurinë

dreqi bëri hile

nenë pemën e mëkatit

ra një rrufe

pranë këmbëve

aty

Zoti ua fali jetën

jetën ua fali Zoti

dikush e preu atë pemë

dhe rrufetë e morën në qiell

në qiell përfundoi ai hark dashurie

i ngujuar në një yll

i ngujuar në një pyll

.  .  .

hija e tij shtrihet zvarrë

mbi savana e stepa,shkretëtira e oaza

o Zot i pafund është ky oqean

nuk i dilet dot andej

nga rrufetë,shtrëngatat

gjerësia dhe magjia të ngulfasin

të ngulfasin,o Zot

klithmat e sirenave

në tokën e dashurisë ato duan të shkelin

të shkelin o Zot në tokën e dashurisë,

sirenat…

nuk mundën të kthehen më

se ai që preu pemën e mëkatit

preu edhe këmbët e tyre

o Zot,ç´janë këto klithma

që vijnë nga ai orkan

nga ai orkan që përfundon në qiell

në qiell përfundon edhe ky hark diellor

të goditur rrufesh

mbi pemën e mëkatit digjen këta shpirtra

o Zot!…

ANKTH

Trëndafil i zi mbytet në ujë

  -këte s´duhet t´ia thuash askujt

Pyll i verbër mbetet ngujuar

në gojë ujku duke uluruar

nën Lulepjeshkën e tharë

plasim duke qarë

i thash,më gjej Lëkurën

e fshehur nën gurë

se nga kjo ëndërr e keqe

…çdo gjë tani ështe e braktisur

në oqeanin e bezdisur

po të gjeja atë lëkurë

  në tokë  s´do të kthehesha kurrë

farë e fis do t´ gjeja në oqean

do të ngrehja dolli për atë që jam…

Leave a Reply

Your email address will not be published.