Poezi: David CAPPELLA

GOBBO FLET PËR DASHURINË E FUNDIT TË JETËS SË TIJ

E doja, ajo mbeti mospërfillëse.

Ajo rrinte ulur dhe i ngacmonte fëmijët e saj teksa luanin

te këmbët e saj, indiferente ndaj ofsharjeve të mia.

Aroma nga buqetat e luleve të freskëta

ia tërhoqi vëmendjen më shumë se prania ime.

Rrija në heshtje, duke studiuar fytyrën e saj.

Ajo kurrë nuk e dëgjoi muzikën time pasionante –

simfoninë e zjarrtë të zemrës sime.

Unë dua, ama mua nuk më duan në këmbim.

Dashuria pa dashuri që kthehet, nëse mbizotëron,

mbizotëron përmes artit – artit tim. Një poezi e qetë

që e pata shkruar më çliroi nga dashuria ime ndaj saj,

e lëshoi një buzëqeshje në mua drejt vegullisë së saj.

Ajo ishte fantazmë; e fantazmat nuk duan.  

GOBBO PËR VDEJHEN E VËLLAIT TË TIJ DHE SAKRAMENIN E SHENJTË

Luigi i devotshëm ka vdekur. Dhimbja depërtoi

në çdo organ të trupit tim.

Humbja e vëllait tim më dobësoi, duke infektuar

lotët e mi. U bëra kufomë që ecën, i sëmurë,

në dhimbje, zbrazëtia m’i shkatërroi nervat.

Pavarësisht se a iu përmbajta sakramentit, apo

nëse e kam gënjyer atin… Motivet tona

shpalosen si ritualet, dhe ritualet

lulëzojnë thellë brenda bijve të pabesë,

që refuzojnë kalueshmërinë e tyre të përmjaltur.

Pikëllimi im nxiti urrejtje të Firencës.

U ankova, u ankova. U tërhoqa,

ndieja keqardhje të thellë ndaj vetvetes, lutesha të vdisja.

Morbiditeti më përqafoi. Unë ndalova së shkruari.

Pëktheu: Fadil Bajraj

Leave a Reply

Your email address will not be published.