Poezi: Lou REED
SHTËPIA IME
Imazhi i poetit në puhi
Patat kanadeze fluturojnë mbi pemë
Mjegulla butësisht varet mbi liqen
Shtëpia ime është shumë e bukur gjatë natës
Miku dhe mësuesi im zë dhomën e lirë
Ai ka vdekur – në paqe më në fund Çifuti Endacak
Miq të tjerë i kishin vënë gurë varrit të tij
Ai ishte njeriu i parë i madh që kisha takuar ndonjëherë
Silvia dhe unë nxorëm tabelën tonë Ouija
Për të thirrur një shpirt – ai u ngrit në dhomë
Ne ishim të lumtur dhe të mahnitur me atë që pamë
Flakërues qëndronte emri krenar dhe mbretëror Delmore
Delmore, më kanë munguar të gjitha mënyrat tua qesharake
Më kanë munguar shakatë dhe gjërat e shkëlqyera që ke thënë
Dedalusi im për Bloomin tënd, ishte një zgjuarsi kaq e përsosur
Dhe të të gjej në shtëpinë time i bën gjërat perfekte
Përnjëmend kam jetë me fat
Shkrimi im, motoçikleta ime dhe gruaja ime
Dhe mbi të gjitha, një frymë e pastër poezie
Po jeton në këtë shtëpi prej guri dhe druri me mua
Imazhi i poetit në puhi
Patat kanadeze fluturojnë mbi pemë
Mjegulla butësisht varet mbi liqen
Shtëpia jonë është shumë e bukur gjatë natës
Përktheu: Fadil Bajraj