Poezi: Dori CAMAJ
SY ZEMRE…
S’e kam ndreq shtratin sot Nan’,
As teshat s’i kam palue.
Emnin tem e shkrova
N’krenën e pluhrueme t’pasqyrës..
A thu ke me u mërzit n’mue?
A ke me m’than se jam çik,
E duhet me i ndreq punt e shpis,
Se mysafiri t’brof pa lajms?
E di Nan’!
Sa her’ qi gatis raftet n’odë t’gjumit,
T’shoh n’bisht synit,
E m’dukesh se po m’sheh.
Du me i ba vedit me hile
E me kry gjithçka si t’muj,
E bash nj’aty t’i shoh duert,
Nj’ashtu t’lmueme si kadife,tuj m’prek..
Jo bij!
Un’ s’t’kam msue kshtu,
Je n’der t’huj tash, mos me m’korit!!
Fill t’diftoj qysh me punue…
Nana ish e verbën,n’mosh t’re ke qorrue,
Ani pse syt n’ball si bajshin drit,
Ajo shpirtin e kish t’driçuem.
Ajo kish sy zemre,
të mdhaj,
Ma t’mdhajt qi kam ndij n’jet!..
***
E mblodha hinin
e dashnisë sonë t’shkrumbueme,
n’nji vazo balte
pa mblojë.
Natën,
prej flladit
qi tinëz
çel dritaren,
del tuj ladrue,
e bahet
xixllonjë….
***
Ka do dit’
Qi vedin e kqyr
Tuj hec rrugve t’qytetit
Si nji skelet t’harkuem
Pa pesh,e pa ngjyr.
A ngi tash nata,
Tuj m’kafshue
Ka pak e për çdo dit’.
Kerrkush s’e kthen kryet,
Kerrkush s’m’sheh,
E s’di ma me than,
A jam nji trup,
A veç nji frym,
Qi ecën n’rrethejake,
Pa fun e krye.
Po ka dhe do dit’
Qi peshoj ma shum’
Se gjysa e bots’.
Jan’ ditët kur
Dillin e marr n’duer,
Dhe e vej n’gjum n’qerpik.
E syt’ s’i çel
Veç kur ta di,
Se rrezen e tyne,
Do e pushoj
N’sy tu.
E tuj m’shkit moti
N’lëkur’,
Mbeta me syt’ mbyll,
N’errsin,
Tuj prit me ndie
Dhambt e preht
T’natës,
Qi s’din me u ndal…
***
Un’ t’pash!
N’t’tana dritat vezllue
ke ftyra jote
pa çehre.
Me do rrath sysh
Si rratht e tymit
kur flaka përvlon pa ja nda.
Un’ t’pash!
Kryqet ,kumbon n’shpin tande,
dimnat qendis n’lëkur,
nji sy i verbën pranvere
Qi pikon gjak
Tuj vadit
Lulen e harrimit.
Un’ t’pash!
E tehu i thiks
ke ma i but
se therja n’krahnorin tem.
Me duert n’xhepa
cingrrij monedhat,
për me ble nji grim frym…
Un’ t’pash…
***
Un’ nuk menoj çdo dit’ për ty,
Java m’shkon
pa u ndie.
N’rrugën teme
s’t’kam bashkudhtar,
Gjith’,veç me nji hije heci.
Ti s’je,
Kur teshat e shtratit
I ndrroj n’sy t’dillit.
S’je as n’bulza
T’kafes,qi m’zgjon
Pa i çel dita syt’.
Rrshket ndër lot
T’vesës, e tretesh,
Si kujtim i largt
Sa nji jet’.
Kur vedin e gjej
Tuj bisedue me hijen teme,
Qi s’m’dahet prej brinjsh
Ti prap s’je!
Po s’je as kur
Hana m’fiket,
As n’guralec t’bregut zemrës,
Qi luejn n’dallgt e saj
Her’ tuj m’shpue,e her’ tuj m’puth.
N’notat e kangs shpirtit,
Vargu yt asht fshi,
A met that, heshtje mortore..
Kurr nji tingull ma s’del.
E n’fotografin ton pa ngjyr’
Flen nji gri si thelb dimni.
I kam rujt veç dy moll t’kuqe,
Ja me t’amelzue,
Ja me t’shti n’mkat.
***
Asht nji vend…
Që mban do andrra…
T’harlisuna n’sy shpirtnash…
Asht nji gji…
Që mban nji flak..
T’përzhitun n’hi yjsh..
Asht nji vash..
Që kep dhimtën e zemrës..
Me fill ari t’flokve ujvarderdhun..
Asht nji Natë..
Që n’skuta t’jets fshehet..
E dits ja merr edhe diellin e parë…
Hiç pa i çel sytë..
***
Pshtillet moti…
Don me ra shí..
N’deg t’pemve..
Dy ketra..
Luj’n e gjuhen..
Grahin vrap..
Tuj ndjek shoqi-shojn..
Nji lajthi e gjet njani..
E tjetri e kqyr kok’ul..
Avitet,e i zgat duert..
Lajthin me ja dhan..
Me do sy qi shndrisin..
N’vedi e afron..
E ikin tuj ladrue..
Nj’ashtu kadal,dimnin tuj e shtrue..
Ndër deg’ e flet’ n’flet’…
N’nji valle ketrash..
E gat sa nji jet’..
M’vjen ndërmend..
Nji thagm nanash..
Kur fmija lypshin me hangër pa ja nda..
I shtrojshin ç’ka t’kishin..
Me zort e me lezet..
E nanat kqyrshin qiellin..
N’dor t’Zotit, ka me mbajt dimën i ftoft simjet..
***
I kom pjek do g’shtenja t’vogla..
I kom zgedh t’rrumullakta..
Boj vjeshtore,t’amla..
Qysh f’mij e kom rujt nji shami..
T’qëndisun prej nan’s, dy germa..
N’te i kom pshtjell..
Du me i rujt nj’aty për ty..
Se druj se ik moti i tyne..
E kur t’vish,m’etesh pa i provue..
I kom grrith ka’pak..
Me i ba ma t’urta n’zjerm..
E n’çdo grith,kom shti pikla zemne…
I kqyr me do sy t’mushun..
I kom shpres’,durim e vaj..
E mbledh cepash shamine e çiknis’..
Mbysh n’andrra dashnije n’për skaj…
***
A sosun vaji i kanilit
Ka jep shpirt
N’grahma t’funit
Flaka a met’ sa grima
Sa e zez’ e thonit.
S’t’fal nata
T’perpi e t’ziton
Krah shtrue
E kur t’hupesh n’te
Zor se kfjellesh.
Ti s’ki me ardh
E di
Tash t’njoh mir’
S’ma prish má
Tymin e cingares.
E llamba le t’shkimet
Baj dhe pa drit’
Ksaj bote t’rreme
Me fruta t’kalbuna
Veç nata ja mblon shëmtin…
***
Du me ta germëzue emnin…
Du me ta thirr aq fort…
Sa edhe t’dekunit me e ndie..
M’andej me e shkrue..
N’t’tana faqet e mureve t’mehallës…
Me boj’ t’gjakut…
M’andej hyjt kam me mledh..
E n’kup t’qiellës me i gatit…
Qi emni yt me shndrrit…
E n’mos u bindsh..
Për dashnin teme…
Po t’diftoj..
Se e kam skalit…
Bash n’shpirt….