Poezi: Jim Morrison
MË FAL BABA
Pse pij?
Që të mund të shkruaj poezi.
Nganjëherë kur çdo gjë është e çthurrur
dhe çdo gjë e shëmtuar tërhiqet
në gjumë të thellë
Ndodh një zgjuarje
dhe çdo gjë që mbetet është e vërtetë.
Meqë trupi është i dërrmuar
shpirti bëhet më i fortë.
Më fal Baba sepse e di
ç’ bëj.
Dua të dëgjoj Poezinë e fundit
të Poetit të mbramë.
VARIACION MBI NJË POEZI TË DU FUSË
Dhemb kjo jetë. Kur hoqa dorë nga përpjekja
për të thënë ndryshe, ndihem i lehtësuar.
Shumë njerëz që dua janë në dhimbje të tilla.
Kur vjen pikëllimi, vjen
dhe s’ke ç’të bësh. E vërteta, thua?
Nuk vras mendjen të vishem me ditë të tëra.
Dje, pashë atë pemë molle
në varrezat e vjetra hebreje.
Lulet ranë derisa kalonte një njeri,
duke fishkëlluar. Gurët shkëlqenin në rrezet e diellit.
Një gardh prej hekuri i ruante të vdekurit,
i mbante jashtë të gjallët. Nuk ka fjalë për të,
si rrezet e diellit shkëlqejnë në gardhin
që ndan të gjallët nga të vdekurit.
KUR KUDRA ËSHTË E SËMURË
Ajo ha oriz të bardhë,
sall oriz të bardhë.
Budë e vogël me buzëqeshjen tënde të lakuar
të bishtit, pa më thuaj
si është jeta
për ata që duan
pa kushte dhe kufizime.
AH, SIKUR
Udhëkryqet
vend ku fantazmat
qendrojnë për t’iu përshpëritur
udhëtarëve në vesh dhe
për t’i bërë që të interesohen për
fatin e tyre
Autostopisti pi:
“Përsëri i thërras zotat e fshehtë
të errët të gjakut”
——–Pse na thërret?
Ti e di çmimin tonë. Ai
kurrë s’ndryshon. Vdekja
jote do të të japë jetë
dhe do të të lirojë nga fati
i zi. Por po bëhet vonë.
——–Ah, sikur të kisha mundësi që t’ju shihja përsëri
dhe të flas me ju, dhe të shëtis
paksa në shoqërinë tuaj,
dhe të pi pijen marramendëse
të bisedave tuaja,
mendova
——–të shpëtoj shpirtin tashmë
të rrënuar. të arrij çlodhje.
Të plaçkis arin e gjelbërt
në bastisjen pirate dhe të sjell
në kamp lavdinë e moçme.
——–Derisa njeriu me pelerinë shikon
brirët e helmuar dhe pi
fitoren e kuqe; ushtari
poashtu, me trofeun e tij,
helmetën e përshkuar; dhe
bartësi i viglës duke u dridhur
kërkon rrugën e tij për mirësinë e
tij të brendshme
——-(qeshje) Mirë pra, A do ta
përqeshje veten?
——–Jo.
——–Së shpejti zërat tanë duhet të bëhen
një, ose njëri prej nesh duhet të shkojë.
ODE MBI LOS ANGJELOSIN
DERISA KUJTOJ
BRIAN JONESIN, E NDJERË
Jam banor qyteti
Sapo më zgjodhën të luaj rolin
e princit të Danimarkës
E mjera Ofelia
Të gjitha ato hije që kurrë nuk i pa
Lundrojnë kismetit
në qiri të hekurt
Kthehu, luftëtar trim
Zhytu
në kanalin tjetër
Pishina sapo e lyer me gjalpë
Ku është Marakeshi
Përposh ujëvarave
Stuhi e tërbuar
Ku të egërit bien
në pasditen e vonshme
Përbindësha ritmi
E ke lënë
Asgjënë tënde
të garojë me
Heshtjen
Shpresoj se ke dalë
Duke buzëqeshur
Si fëmijë
Në tepricën e freskët
të një ëndërreje
Njeri engjëll
me Gjarpërinj që luftojnë
për shuplakat
dhe gishtat e tij
Më në fund përvetësuan
Këtë shpirt
Zemërbardhë
Ofelia
Shkon, e mbështjellur
me mëndafsh
Ëndërr
e zbehur
Dëshmitar
i marrë i ngulfatur
Dërrasa për not, zhytja
Pishina
Ti ishe luftëtar
muzë e atllastë myshku
Ti ishe diell
i zbërdhulët
për pasdite televizive
zhabat
mbeturina të njollës së verdhë
Shih tash se ku të ka shpier
kjo
në qiellin e tultë
me kanibalë
dhe çifutë
Kopshtarri
gjeti
trupin, e pafrenuar, Notonte
Kufomë fatbardhe
Ç’është kjo gjë e zbehtë e gjelbër
Nga e cila je punuar
Shpon bira në lëkurën e
Perëndeshës
A do të kundërmojë ai
Derisa bartet kah qielli
Nëpër hollet
e muzikës
S’ka gjasa.
Rekuiem për të rëndën
Atë buzëqeshje
Atë ngërdheshje satiri
Ka kërcyer përpjetë
në tulinë
AKTORËT DHE MIQTË
Aktorët duhet t’na bëjnë të mendojmë
se janë të vërtetë
Miqtë tanë s’duhet
t’na bëjnë të mendojmë se ne po aktrojmë
Ata janë, megjithatë, të ngadaltë në
Kohë
Fjalët e mia të egra
rrëshqasin në fuzion
dhe rrezikojnë të humbin
pikëmbështetjen
Pra o i huaj, jij akoma
më i egër
Provoji Bjejshkët
Përktheu: Fadil Bajraj