Xheladin Rexhepi
TJETËRSIM METAFIZIK
nëse e nesërmja vjen
Pas shpërthimit të planetit
Bërthamës së uraniumit
Tunduar epshi gjaku e krimi
Bota do të jetë krejt ndryshe
të llastuar me Kafka heliumi
mëkatarë të verbër të penduar
Kodet e kokave bërthamore
bombat thërmuese
në çanta pluhuri harruar
mbase relike dixhitale do të duken
njerëz të braktisur
horizonteve vezulluese
kujtimet i ngarkojnë në Qerre Dielli
pelegrinë të tejkohshëm bëhen
udhëve të paskajshme të Kumtrit
me llambë Alaudini kërkojë
njëri tjetrin t’a vrasin a t’a duan
nëse e nesërmja vjen
në Atlantidën time mbjellë me plenëra
dheu i mistershëm i kaosmosit
do të rris kokrra drite brenda
njerēz të mirē
Fis i brinjëve të Adamit
Vrimat e Zeza të mallkimit
prapë mund të na përbijnë
bashkë me zotat e qiellit