Murat Isaku

DHIATA 

Çilnie trrollin dhe m’varrosni si t’parët e mi

aty ku konaqet vishen me një cipë natë…

Kufomës n’qefin shtërngonia sytë me shami…

dhe shkoni-t’vdekurit s’kanë nevojë për shamatë…

Varrin mbushnie me gurë, ponica, truall- sall një her’,

mjafton’ për t’qenë i vdekur me shekuj e muaj…

Nëse një ditë ju duhem gurë e dru për fis e nder,

urdhëroni që t’i mirrni si n’mallin tuaj!

T’luftoni me gurë që Atdheu të mbetet gjall’!

Vetëm qefinin e bardhë s’e jap flamur për ta bë!

Vendin s’e luaj, po nëse duhet zot t’ju dal,

përveç fortesës n’atë varr s’do të gjeni asgjë…

Leave a Reply

Your email address will not be published.