Sadik Krasniqi

IKJA

Më nxirrni prej shtëpisë

me prekjen e librave që pikëllojnë heshtjen

më bartni anë detit

me prekjen blu të palmës

mbamëni anës lumit

shelgjet t´ma marrin hijen

më dërgoni përtej dritës

me diellin e zi mbi sytë e fikur

deri te takimi me engjëllin tim

më mbani në kujtim

Leave a Reply

Your email address will not be published.