Fatmir Gjata
TESPIA
Numëroj një e nga një duke lozur me tespi
një për hequr të gjithë hallet edhe një për dashuri
Një për shokët ku kanë humbur edhe mbyllën atë derë
Një për miqtë që nuk janë më në kët’ botë plotë vrerë.
Një për motet e kaluar që kur isha vetë i ri
Një për vajzat që u plakën në oborr me shall të zi
Një për shenjtët që s’na deshën dhe na lanë vetëm pa zot
Një për zogjtë në prag të dimrit kur shkojnë bredhin nëpër botë.
Një për veten pse ngadalë del papritur tjetër thinjë
Një për njerëzit e varfër edhe një për zotërinj
Një për njerëzit e sëmurë, për ata që s’kanë shërim
Një të fundit s’po e luaj, po e lë për shpirtin tim.