dav

Lumo Kolleshi

THINJA E NDERSHME

Ç’mund t’i jepja më tepër një zogu,

Që blerimit të lisit i çonte fije bari?

Një thinjë të ndershme i dhashë nga floku,

Folezën ta ndërtonte për së mbari.

U gëzuan bashkë zog e qiell

Dhe mjalti ra atë çast në lis.

Lamtumirën i dhashë thinjës tek ndrinte në diell:

Të mbarë e paç vdekjen,në jetë të re pra vdis!

Leave a Reply

Your email address will not be published.