Rita Filipi
NËSE NATËN VIJ
Nëse natën vij
Të futem në shtrat,
Ti mos u frikëso
Vij e iki prap.
Vij e iki prap
Ëndrrën nuk ta prish,
Butë porsi një mackë
Nën kuvertë do rri.
Nën kuvertë do rri
Mu në gjoksin tënd,
Nëse ti je burrë
Mos më lësho kurrë.
Kurrë mos më lësho,
Këtu dua të vdes,
Shtrati yt – parajsë
Në mëngjes m’u ktheftë.