Jamarbër Marko

U KTHEVA PËR DIÇKA TJETËR

Unë u ktheva

Për të parë një lot që mund të bjerë kudo

Nuk u ktheva

Për të hyrë në një buzëqeshje

Nuk u ktheva

Për të provuar se kam ditur gjithçka

As për të hequr një kokrrizë pluhuri

Që rëndon pezull mbi hapësirën e moskuptimit

Unë nuk u ktheva

Për të ndier tingujt dhe frymëmarrjen e emocionit

Nuk do të kthehesha

Për të marrë çka më takonte

Nuk u ktheva te ditët që lashë

Se e dija që ishte e pamundur

Nuk do të kthehesha

Për të provuar po atë gjë

Që kanë jetuar të tjerët

Leave a Reply

Your email address will not be published.