Teki Dërvishi

I VARUR ME VARGJE PËR DRURIN E BLERTË

Gjithmonë̈ do të këndoj për pendesën e thellë

Për një nënë që nuk ia di të birit as varrin

Për një nënë tjetër që nuk di se djalin e lindi

Poet dhe zemë̈r të huaj që varet me këngët e veta

Për fjalët e ngrohta në ndarje për harresën

Për kafenetë e nxira dhe për violinat e ciganëve

Për verën e rrushit të zi për erën e kikirikave

Për rrugët dhe ekipazhin e një cirkusi të verdhë

Për gëlltitësit e tij të zjarrit dhe për palaçot

Për një epitaf në një varr t’rrafshuar kaherë̈

Për një vatër të fikur nga shirat e stinëve t’zisë

Për një dashuri të humbur për shumë dashuri

Të humbura dallgëve te shqetësuara të mërisë

Për ditën kur shteren fontanat në qytetin tim

Për pritjet e gjata dhe për drurin e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.