Artur Spanjolli
KY MALLKIM I ËMBËL
Ky mallkim i ëmbël
Ushqim më është
Brengë që grin, triumf që ndrin
Ky hidhërim i vjetër
Koktel skëterrë, rënje, makth
Por edhe vizitë tempullit që
Nga thellësitë gjen dritë.
Kjo vrasje pa gjak harresë është
Sikur mbi hënë të shëtisnim
Bosh i madh vetmie ku
Fantazia bën kërrdinë.
Nuk je më e rrezikshme
Hatanë e bëre shekuj më parë, por ah
Se ky mallkim i ëmbël, mbijeton si klithmë
Rrënojash ku,
Sapo është zbuluar një thesar
Pas 2000 vjetësh.
Nuk vret më, as plagos, ike
Si kometa Halley, mbi rrëmujën që bëre
Qytete tê reja, më të bukura ndërtova
Edhe pse, si i droguari me të bukurën
Prap dëshiroj të kthehesh. Njëra gjysëm
Kundër gjysmës tjetër është brenda meje
Ç demokraci nē parlamentin e T(r)urit!!
Se di, s jam i sigurtë, ky mallkim i ëmbël
Që me qeshjen akoma vret
Edhe pse 100 vjet kanë kaluar.
Kjo zi madhështore, darkë e fundit
Hyjnorja mëkat, gjak dhe spermë
Dhe lot e klithje. Oh Jo!!!
Kupën do t ja pij këtij mallkimi hyjnor.