Moikom Zeqo

SYRI

Puthja e diellit më mbeti në ballë –

sy i çuditshëm, i madh.

Për të parë dhe atë,

që njëqind sy nuk e shohin!

Me syrin e poezisë në ballë

edhe në vdekje…. jam i gjallë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.