Ledia Dushi
LULE
Prej detit
shi puthjesh…
Vorret s’maten
me trandofila,
as me bajamet
e syve të tu
t’ mbytun
n’ prehën t’ dhetorit.
T’rrënqethet trupi
nën rradhët e avullt
t’gropëhanës.
Nata t’ kalon prej fundit,
nëpër shpirt…
Lulja
sheh lulen n’ty,
e fiket.