Drita Osmani
RRUGËTIM
Më në fund edhe Godoja u kthye.
Trokiti vonë në derën time.
“Mos e prit atë më asnjëherë, ia behu!”
Po vije era pluhur
çuar nga kuajt që vrapuan kalldrëmes.
Sigurisht që edhe ai do vij.
Do të kthehet.
Jam e sigurt se do të vijë edhe ai sonte.
Me agun e parë, e me hapin e vrapit të parë.
…
Ai nuk erdhi.
As me agun e as me muzgun e parë.
Vazhdoj rrugëtimin me kalorësit e Apokalipsës.