Xhemë Karadaku

VEGIM

Trokitja e fundit në derë

Më ther në zemër përherë

Ishte trokitje e veçantë

Kur e preke derën me diamant

Me diamantin e rrethit në gisht

Dhe u nise drejt meje e trishtë…

Unë u bëra se asgjë nuk pashë

U bëra se asgjë nuk po di,

As nuk të pyeta për atë gur të zi

Ku e more, kush ta dha?

Veç të prita hapekrah

Të putha me afsh në buzë

Po diçka më theri në rruzë

Thua se m’u sos jeta

Akull i kishe ato buzë të shkreta…

Atë çast shigjeta e Amorit

Deshi të më dilte prej kraharorit

Por ngeci në mua.

Asnjë fjalë s’e fola, as: të dua,

As nuk të dua!

Edhe sot, kur e kujtoj atë çast

Më zë një trishtim,

Ishe ti, apo ishte një vegim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published.