Ibrahim Berisha

DITË E GJATË

çfarë gjethi i lumtur ngrënë nga krimbi

çfarë tingulli i shkurtër nën një ombrellë

çfarë foleje e bukur në kafkën e pishës

edhe tuneli i shpuar nga ëndrra mospërfillëse

çfarë dite e gjatë e verës në një kalli, sa larg

çfarë ulurime e hije fotografuar mbi kulm

çfarë fluture jeshile që nuk zbret nga lulja

çfarë tingulli domethënës i shiut të tharë

çfarë monedhe e kalbur për keqardhje

në anën tjetër

çfarë tavoline me pjata

kafshuar nga era në një gërmadhë të djegur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.