Pablo Neruda
DO TË TË DËRGOJ NJË PUTHJE ME ERËN…
Do të të dërgoj një puthje me erën,
E di që do ta ndjesh,
Do të kthesh kokën… pa më parë,
Por unë aty do të jem
Jemi të përbërë prej të njëjtës
substancë ëndrrash ne të dy
Do të doja të isha një rè e bardhë në qiellin
e pafund për të të ndjekur kudo,
për të të dashur pareshtur, çdo çast…
Nëse je ëndërr mos më zgjo,
Dua të jetoj në frymën tënde,
Ndërsa të vështroj vdes ngadalë në ty,
Ëndrra jote do të jetë me mua të ëndërrosh
Të dua pse të shoh reflektuar
në gjithçka të bukur që ekziston
Më thuaj, ku je sonte?
Ende në ëndrrat e mia…
Ndjeva një përkëdhelje në fytyrë
të mbërrinte drejt e në zemrën tënde
Do të doja t’i ngjitesha qiellit
me rrezet e diellit, për të të shkruar
prej s’andejmi “Të dua”
Do të doja që era të të flandronte
ndër flokë çdo ditë, për të ndjerë
edhe prej së largu parfumin tënd
Do të doja të bëja me ty,
atë çka bën pranvera me qershitë…
(Përktheu Ervina Toptani)