Dori Camaj
NJI PIK LOT…
Krejt ju doni me dit’,
e dijes tuj
i veni
emnat qi thell, thell
ju munojn
ankthesh errsine.
Krejt ju gjuni n’gur’,
sikur mkati
kurr mos me ju pas
bërkit
asnji fije floku..
Mjeran!
Ajo asht fllad,
qi kërrkush
s’munet me e ndal..
N’birat ma vocrrake
t’shpirtit
shtin amel kryet,
e hedh do rranj
veç n’zemra t’kullueme.
E ju lutuni,
qi n’dit’ t’gjykimit,
vedit
n’mujshi,
me ja ba hallall
veç nji pik lot..