Bardhyl Londo
VERË E MALLKUAR
Gjenocid shtetesh,
shtetrrethim detesh.
Qiell pa yje,
pa dalje, pa hyrje.
Duar përthyer,
në grushta kthyer.
Burgosur jeta,
e lirë vdekja.
Ditënata si burg,
njerëz kthyer në murgj.
Aeroporte shkretuar,
kufij të vetmuar.
Verë e mallkuar.
(Gusht, 2020)