Ardita Jatru
TË KISHA NJË DHOMË ME DRITARE
Të kisha një dhomë me dritare
me pamje nga oborri
e pranishme aty,
pa lëvizur
pa më tërhequr vëmendjen askush
e të shkruaja, të shkruaja
duke përtypur subkoshiencën
që nga shpërthimi deri në fazën e ngrirjes
me çdo detaj.
Por kjo do të ndodhë
kur të strehohem në trupin
e një mashkulli.
15 Maj 2020