Leonora Buçinca
DIJE
Ky vit s’ka me më marrë me vete
veç këtë verë,
dije.
Ky vit ka me i marrë me vete
edhe emrat e krejt atyre
që nuki kam takuar
gjatë të korrurave të grurit,
emrit tim
si dihet…
siç ka thënë, Davudi:
“ Nëse jetoj edhe vitin që vjen,
do të agjëroj ditën e nëntë dhe
të dhjetë të (h)ashureve”.