Hekuran Koka
KU THENTE DRINI QAFËN
Janë shkri pllatet e borës prej Korabit
e Radika e Çaja janë hazdisë.
Ti pret!
Zemra jote e ngrime
Në kujtime shpresash të humbme;
Syni yt i paaftë me derdhë helm mbi terrin e harresës,
me pa andrrën e vdes me të modernes,
të trajtuese në drama tashma klasike.
Çon ndërmend Shkëlzenin mbuluem prej borës
e Drinin të ngrimë në liqé.
Duhet me pyet ndonjëherë ndokënd për vendin
Ku thente qafën Drini…