Arif Molliqi
NJË KAFSH E LIGË
tokën e djegur e ngjyrosa
krejt bardhë
mbeturinat që digjeshin
krejt zi
nën brinjë
mushkëritë ishin mbush
me tym
para syve
terrinë
sikur vdekja rrëfehej
të shtëpia qindvjeçare
asnjë fjalë
por një kafshë e ligë
e kishte zënë pragun e derës
e grimconte gurin
ishte shtrirë pa e trazuar askush
as nata
as dita më dritë…
(31. 07. 23 Llukë…)