Visar Zhiti

NËNA E POETIT

Kur troket në derën e saj
kushdo që të jesh
i tëri i dielltë,
apo rrebesh qofsh
hije nate
engjëll
apo ushtar
grua rruge, jetim
pyll lëvizës
apo lumi Stiks
Ajo asnjëherë, s’pyet:
“Kush është?”
Se si e hap derën
çiltërisht
menjëherë
sa ty të duket se s’ka ekzistuar
ajo derë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.