Tregim/ Musine KOKALARI

NJË QEN QË HAMULLIT NUK HA

– Urdhëró, urdhëró brënda, zotrote je e shtëpisë, urdhëró këtu, ku rrimë vetë, ne jemi t’onat. Na humbe, s’na ke dalë fare, na u-harrove’ si katënxhika, si unë thamë se mos ishe gjë sëmurë.

– Eh! biró, mirë thua, kur është puna e pasosur, nuk të dilet. Moj vjehrën Razo ku ma ke? Gjëthënjë rrëzave e gjej, s’e shoh kurrë në shesh’ si ka urdhëruar Perëndija, vërc andej, vërc këndej, gjithë ditën e ditës në këmbë, si me nuse, si pa nuse, një-lloi. U! ja tek më vjen kapetanja, hë hë! se ç’m’i ka përveshur duart gjer në rrëzë, se ç’ma mban futanë në bres pa eja, pa eja, se më mori malli, ne u-bëmë për t’u puthur. Ç’po bën? Ke zënë nga hullimi? Duket je bërë kok’ e këmbë me miell’ pse s’më thua, do të bëç birek, dhe të kreva nga puna.c

– Ulu, Xhevro, pa e mbaron nusja, se në të mbaruar e sipër është, dhe di petë kanë mbetur’ ulu, ulu’ kur erdhe e kur do të ikëç, ne akoma s’jemi pjetur.

– Mirë thua, moj Razo’ po, po u-shtrova unë, dreka do të më ngrejë këtej. Si je? Gjithë mirë? Aganë me shëndet?

– Mirë, desh Perëndija, përgjigjet Xhevrua.

– Djalin, nusen?

– Mirë të marrin dorën.

– Fëmilën? Me shëndet si ju venë? I zuri gjë fruthi, se hiqet shtëpi më shtëpi? Beqirit i shkoi llafostija? se herën e fundit e laçë krodhë?

– Ja ashtu, plagë e ka’ thomi sikur i mbillet, po prapë i rrjeth. Hoqmë lemerinë.

– Motrën e ke parë gjë, të ka ardhur, a i ke vatur? Kartë na djali ka marrë, parà i ka dërguar?

– E, ç’ka, herë dërgon e herë jo, me buzë të plasur.

– Vajza deshi Zoti shpëtoi mirë dhe ajo foshnjë pastë këmbën e mbarë, jetë të gjatë dhe me djelm këtej e tutje. Jam turpëruar, po tri ditë kam q’e kam marrë vesh.

– Të mirë paç, zënëç dhe nga djemt, nga vashat, dhe gjithëkush nuk ka, iu përgjegj teto Xhevrua.

– Nuse, bjemë një ujë, se plasa, m’u bë gola shkrum është xhuxhullja jashtë. U ngrita që pa gdhirë, për të mos më zënë dielli’ po sa erdha ndënë kala, leu’ dhe që na pazari i druve e gjer këtu e kisha mbi kokë. Shi! Ju thom dhe një herë, në keni punë, më thoni t’iki, pa unë jam e shtëpisë dhe s’më vjen keq, dal dhe bëj të tjera hatëre.

– Jo, jo, Razo, të keqen, të thaçë, për kokë të fëmilës, tani do t’i flitnja nuses t’i mbaronte ajo, se vetë kisha për të qepur, pastaj do të zë nga xhurapet, se, ja, na erdhi dimri.

– Kur është kështu, moj Xhevro, do të shtrohem dhe të kuvëndojmë. Nuse, se të ktheva prapë na udha, hiqma këtë ferexhenë, se e kam të trashë. Më iku dhe jemeniu na koka, nuk e di pse më ranë dhe leshrat fare, mbeta si kacidhjare, shi! di fille…

U-ulnë të dija mbi çilte, e pjeti dhe Xhevrua na ana e saj. Ishin di shoqe që të jetës. Ishin martuar, me një grikë fëmile dhe dashurin’ e parë s’e kishin harruar. Razos i gëzohej shpirti që Xhevrua e kish nusen të mirë, pastaj ja kish bërë vetë krushqinë.

Andej këtej, më së fundi i thotë Razua Xhevros:

– Moj, e ke parë gjë Nazon, të ka thënë gjë për mua? Jemi prishur bashkë, as vete, as më vjen. S’më ka shkelur në derë që në Bajramin e math. U-prëçë, se atë doja dhe unë, dhe si kisha nonjë fal.

– Ajo është si foshnjë, ja dëgjo përse. Shi, më tha, kur të lindi vajza më dërgó njeri, se e dua keq atë. Atë kohë më doli nga mëndja fare. Nuk shkuan ditë dhe m’erdhi atje, i kish varur buzët dhe më tha duke tundur kokën: – Ç’ka, ç’ka, ta paça hua. S’fola fare, qe odaja plot. Mirë, ndënji, piu kafenë, në mes të fjalëve, tek të rrinte, i u-prish. E pashë, po kujt i vate në mënde përse… U-ngrit nga ne, andej e tek motra ime. Ç’i ka lukurisur. Kui kish gjithë ato të shtuara! Jo, pse më mbahet ashtu, pse e heqë vehten të lartë, na vret me hundë, e njohin se e kujt është, pa dhe ne s’jemi të mbetura si kujton ajo. Jemi na derë e parë, po na ka bërë skamëla kështu…

– Ec e fol me të marrën, dhe e di përse të gjithë këto? Kishte ardhur me një shoqe të saj. Unë nuk e njihnja, si e pa ardhur kurrë, pjeta atë më parë, asaj i shpunë kafenë. Kësaj i kish ardhur rëndë: “si unë më e madhja dhe të nderojnë atë?” E ku i di unë vjeçt e botës? Ec e mbushi menden. Me t’i dëgjuar këto fjalë, i dërgova një njeri në shtëpi dhe i thaçë që prapë këtu të mos më shkelë, se nuk e dua. Për të folë mos qoftë, s’më ka ardhur

prapë.

Duke shkuar vitet, sa vete e shkundet fare. Mbeti gjithë ditën e ditës udhëve. Shtëpi-prishur. Na, i ka dhënë Zoti një nuse, që bota ja kanë zili. Përgjërohet mëhaleja për të, është si prifti pa gjuhë. Kurrë nuk e kanë dëgjuar të ketë bërë fjalën di, dhe me atë burrë godo, djalë i nënës. Shtëpinë e mban bus po ja bën vjehrëzeza, që mos qoftë më mirë, jasht’ e brënda kurkut pllëc ati e pllëc këtu me ato këmbë.

– U! lere, ç-ma zë në golë, shtoi teto Xhevrua. Lipsma se s’e shoh dot, java shtatë dhe ajo tetë. Unë kurrë s’i kam shkelur në shtëpi. Nuk edi se ku e ka fare, nuk e marr vesh se ku e ka gjetur gjith’ atë dashuri për mua që më tregon. Jemi zënë e jemi bërë lakra, kush e di sa herë, me gjith’ atë nuk shkojmë ditë pup, me suke prapë. Më ra në qafe, njatë nuk shkojme dite dëgjo mullirin e kafesë. Kaqë herë kam bërë sikur nuk kam qënë këtu unë, s’ka gjë. Kërcen prifti nga belaja dhe unë kështu e kam ketu Kam krier djalin t’i thotë se kam dale si përgjigjet e pres pësuar shumë herë. Dua, s’dua i dal, ç’të bëj. Më vjen që ta zë ndonjë ditë nga krahu dhe t’i thomë ec e mos të të shoh më këtu. Ësht’ e mërzitur. Më tha e më tha për ti, po kush e dëgjoi, kush i ka kokën… e… e’ ja bëj e shko tutje. Ç’t’i flaç, thuaj për njërën, thuaj për tjetrën. Fut fite andej, fut fite këndej, bjer e shpjer fjalë. Atje ku jam unë të gjitha e njohin dhe s’i var njeri veshin, pa kur ikën të gjitha e munxosin na prapa. 

– Ësht’ e marë dhe për vehten e saj. Nuk mblidhet çikë në shtëpi, po mbeti udhëve. Nuk shikon që me një i bie çatija, që do t’i zëjë brënda të gjallë. Grisi dhe këpucët, po ato para ja blen dhe fëmilës bukë që vështrojnë duart e botës. Oh! moj Razo, një qen që hamulit nuk të ha, ashtu e pësoi dhe ajo, që fëlliq golën e saj dhe bëhet lodër e së tjerëve. Kokën që ka ashtu le të pësojë, si do që i vjen keq njeriut. Po ç’t’i bëç?

Ta lemë këtë fjalë se na ropi kokën, vjen të vemi tek Xha Ivziu për të folë, se për një javë janë të gjashtë muajt dhe unë s’i kam vatur akoma, atë të bëç.

– Mirë thua, ngreu të vemi. Një të veshur dhe duallnë të dija bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.