Inteligjenca Artificiale

NEURALINK

¨Njeriu nuk është viktimë e rrethanave. Por  krijuesi i realitetit të tij. Dhe kur beson në Zot… e pamundura bëhet realiteti i tij ri.¨

Gersa RRUDHA

Inteligjenca Artificiale mund të kontribuojë në avancimin e shëndetësisë, duke mundësuar trajtime më të personalizuara dhe më efikase, si dhe të rrisë prodhimin dheshpërndarjen e energjisë, duke përdorur mjete teknologjike te avancuara te cilat mund të lehtësojnë punën e mjekëve dhe kirurgëve në shembullin e operacioneve. Neuralink u prezantua për herë të parë në industri në vitin 2016, duke prezantuar një projekt binom ¨tru-kompjuter¨ të njohur si ¨neuralink¨.

Sfidat e një bote të mbushur me Inteligjencë Artificiale

Ai ka zhvilluar një pajisje implementimi robotik: R1Bot, të cilët arrijnë të kryejnë vendosjen e një mikro-çipi në një zonë te caktuar në trurin e njeriut, e cila quhet kortexi cerebral, i cili është përgjegjës për proceset e nivelit më të lartë të trurit si të mësuarit dhe emocionet, për të siguruar vendosjen e saktë të elektrodave, precizitetin e të cilit njeriu nuk e arrin dot. Dhe kjo ndërhyrje kirurgjikale mund te kryhet vetëm nëpërmjet ndihmës së këtij roboti, icili me saktësinë më të madhe vendos çipin e pajisur me 64 elektroda në trurin e njeriut, i cili shërben për të ndihmuar njerëzit, të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme neurologjike, si për shembull: paralizat dhe që e kanë të pamundur të lëvizin dhe komandat mund t’i japin nëpërmjet mendimeve që më pas transformohen në sinjale që lidhen me çipin dhe këto sinjale u kalojnë me pas një kompjuteri që ndihmon njeriun të bëjë veprime, të cilat nuk i kryen dot fizikisht.

Elon Musk parashikon një mori aplikimesh terapeutike për pajisjen Neuralink, duke përfshirë trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të tilla, si verbëria, paraliza dhe depresioni. A mundet softueri ose pajisjet e jashtme si kompjuterët të njohin një model të një sinjali nervor që ndodh vazhdimisht ndërkohë që pjesëmarrësi imagjinon një detyrë të caktuar, dhe më pas ta ekzekutojë detyrën për personin?! Pa bërë asnjë veprim fizik. Megjithatë, ky inovacion kërkon një angazhim të vazhdueshëm për të siguruar që Inteligjenca Artificiale përdoret në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme. Duhet të kemi parasysh që të ruajmë ekuilibrin mes përfitimeve që ajo ofron dhe rreziqeve që mund të sjellë nëse përdoret gabimisht apo e tepruar. Inteligjenca artificiale është një mjet që ofron mundësi të panumërta për zhvillimin e shoqërive moderne. Ajo mund të jetë një katalizator për përparim në shumë fusha, por gjithashtu kërkon vëmendje të kujdesshme dhe një qasje etike për t’u siguruar që përfitimet e saj janë të barabarta dhe të përhapura për të gjithë. Teknologjia është një pasqyrë e shoqërisë që e krijon, dhe si e tillë, duhet të përdoret për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë.

A jemi gati për një botë me inteligjencë artificiale?!

Ky titull në formë pyetje ngre një pyetje thelbësore për epokën në të cilën po jetojmë, një epokë ku teknologjia dhe njerëzimi po bashkë-krijojnë një realitet të ri. Në thelbin e tij, ky mendim fton reflektim mbi marrëdhënien e ndërlikuar mes krijuesit dhe krijesës, mes njeriut dhe inteligjencësartificiale. Por, sa gati është shoqëria njerëzore për të simbiozuar me këtë zhvillim teknologjik?! Çfarë vlere ka teknologjia pa etikë? Nëse Inteligjenca Artificiale përdoret për manipulim, kontroll ose shkatërrim, ajo humb qëllimin e saj humanist dhe bëhet një armë në duart e pakujdesshme. A jemi vërtet gati? Të qenit “gati” për të ardhmen nuk është thjesht një pyetje teknologjike; është një sfidë morale dhe ekzistenciale. A jemi të përgatitur për:

-Përgjegjësinë: të sigurojmë që Inteligjenca Artificiale të përdoret për të mirën e përgjithshme, duke mos lejuar që ajo të përforcojë pabarazinë dhe padrejtësinë.

-Ndërgjegjësimin: të njohim kufijtë e teknologjisë dhe të mbajmë njeriun në qendër të çdo inovacioni.

Përtej trokitjes: një thirrje për veprim, e ardhmja nuk është një fat i pashmangshëm; ajo është një mundësi që duhet kapur dhe formësuar. Inteligjenca Artificiale mund të jetë një mjet i fuqishëm për të zgjidhur problemet më të mëdha të njerëzimit, por kjo kërkon që të gjithë – shkencëtarë, politikanë, filozofë dhe qytetarë të zakonshëm – të angazhohen në mënyrë aktive. Pra, pyetja e vërtetë nuk është vetëm “A jemi gati?”, por edhe “Çfarë lloj të ardhmeje duam të ndërtojmë?” Sepse e ardhmja nuk troket vetëm – ajo pret dhe përgjigjen e veprimin tonë.

-Përballjen: me pasojat e automatizimit dhe ndikimin që IA ka në jetën shoqërore dhe profesionale.

-Inteligjenca artificiale ka një potencial të jashtëzakonshëm për të përmirësuar jetën tonë, por ajo gjithashtu kërkon një filozofi të re udhëheqëse. Në këtë udhëtim, njeriu është jo vetëm krijues, por edhe mbikëqyrës dhe përgjegjës.

-Përgjegjësinë: askush nuk mund të shmangë përgjegjësinë për veprimet që mund të ndodhin nga Inteligjenca Artificiale. Ndërsa teknologjia mund të automatizohet, pasojat e veprimeve të saj duhet të jenë gjithmonë nën kontrollin e njeriut.

-Njerëzit duhet të jenë pjesë e një ekosistemi të ndërtuar mbi bashkëpunimin dhe shkëmbimin, ku çdo vend ka mundësi të kontribuojë dhe të përfitojë nga zhvillimi i Inteligjencës Artificiale. Ky është një mision kolektiv që kërkon jo vetëm zhvillim teknologjik, por edhe zhvillim shoqëror dhe kulturor.

-Ndërgjegjësimi global: shkencëtarët, qeveritë, organizatat dhe individët duhet të punojnë së bashku për të ndihmuar shoqëritë që t’i përshtaten sfidave të reja dhe mundësive që vijnë me IA. Ky është një angazhim për ndihmën, mbështetjen dhe përfshirjen e të gjithë individëve dhe grupeve shoqërore.

-Varësia e IA nga njeriu edhe pse Inteligjenca Artificiale është ndërtuar për të kryer detyra që shpesh tejkalojnë aftësitë njerëzore?! Kjo mbetet esencialisht një pasqyrë e njohurive, etikës dhe qëllimeve të krijuesve të saj

-IA pasqyron njeriun: çdo algoritëm që ajo përdor, çdo model që mëson, bazohet në të dhënat dhe udhëzimet që ne i japim. Në këtë mënyrë, ajo është një produkt i shoqërisë, me të gjitha virtytet dhe mangësitë e saj.

-IA nuk është autonome në thelb: aftësia e saj për të marrë vendime të zgjuara buron nga rregullat dhe parametrat që ne i vendosim. Pra, përgjegjësia e saj mbetet gjithnjë njerëzore.

Ndërsa kjo teknologji vazhdon të rritet, ka pyetje që lidhen me zhvillimin dhe përdorimin e saj etik dhe të përgjegjshëm që duhen adresuar nëse teknologjia do të përmirësojë jetën pa shkaktuar dëme të paparashikuara dhe potencialisht serioze. Gjatë disa viteve të fundit, këto janë hulumtuar gjerësisht nga eticiane, studiues dhe të tjerë, të cilët përfshijnë një kuptim më të mirë të natyrës dhe pranueshmërisë së rreziqeve të mundshme për shëndetin, sjelljen dhe personalitetin/ndjesinëe identitetit, si dhe çështjet duke përfshirë se kush përfiton nga teknologjia dhe nëse aksesi u jep përdoruesve një avantazh të padrejtë. Ata gjithashtu ngrenë shqetësime që lidhen me privatësinë, autonominë e përdoruesit – veçanërisht kur përdoruesit kanë kontroll të kufizuar mbi ndërfaqet e implementuara të makinerive të ndryshme dhe të dhënat që prodhojnë – dhe sfidat e të dhënave dhe sigurisë së pajisjes. Nga ana tjetër, përfitimet e mundshme të ndërfaqeve të makinerive të tilla – si për përdorime terapeutike ashtu edhe për përmirësim – ngrenë pyetje të rëndësishme etike mbi shkallën në të cilën ngadalësimi ose ndalimi i zhvillimit mund të dëmtojë përfituesit e ardhshëm të teknologjisë. Së fundmi, Shoqëria Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar u përball me këto dhe pyetje të ngjashme në një perspektivë gjithëpërfshirëse mbi teknologjitë e reja të ndërfaqes së makinerisë së trurit, duke arritur në përfundimin se “teknologjitë e ndërfaqes nervore do të vazhdojnë të ngrenë pyetje të thella etike, politike, sociale dhe tregtare që duhet të adresohen sa më shpejt që është e mundur të krijohen mekanizma për të miratuar, rregulluar ose kontrolluar teknologjitë ndërsa zhvillohen, si dhe për të menaxhuar ndikimin që mund të kenë në shoqëri.

Lundrimi mes kësaj çështje është një sfidë dhe një terren i vështirë për të depërtuar, për të gjetur hapësirat për t’u zhvilluar dhe analizuar. Ky është një peizazh metaforik që shtrihet midis ideve të mira dhe zhvillimit të tyre të suksesshëm. Ai është i mbushur me gracka të mundshme dhe shpesh përfshin pengesa që janë jashtë ekspertizës së menjëhershme të atyre që përpiqen ta kalojnë atë. Ndërsa lidhja midis inovacionit të teknologjisë dhe shoqërisë bëhet gjithnjë e më e ngushtë, ky peizazh ndryshon më shpejt se në të kaluarën.

Vetë Elon Musk shprehet se ¨kam krijuar Neuralink posaçërisht për të trajtuar problemin e simbiozës IA-njeri, i cili besoj se përbën një kërcënim ekzistencial”.

Ana e errët e simbiozës IA-njeri, sipas Musk, është se një diktator hipotetik i IA mund të dalë prej saj. Ai argumenton se mënyra më efektive për të zbutur këtë kërcënim është duke demokratizuar teknologjinë e AI, një qëllim që ai synon ta arrijë përmes Neuralink. Çfarë vlere ka teknologjia pa etikë? Nëse IA përdoret për manipulim, kontroll ose shkatërrim, ajo humb qëllimin e saj humanist dhe bëhet një armë në duart e pakujdesshme. A jemi vërtet gati? Të qenit “gati” për të ardhmen nuk është thjesht një pyetje teknologjike; është një sfidë morale dhe ekzistenciale. A jemi të përgatitur për:

Përgjegjësinë: të sigurojmë që IA të përdoret për të mirën e përgjithshme, duke mos lejuar që ajo të përforcojë pabarazinë dhe padrejtësinë.

Ndërgjegjësimin: të njohim kufijtë e teknologjisë dhe të mbajmë njeriun në qendër të çdo inovacioni teknologjik.

Pra, duke e vëzhguar Neuralink, thjesht si një mjet ndihmues në zhvillimin e një fushe të caktuar kështu mund të ndikojë më shumë edhe në ndihmën e përmirësimit të aftësive njerëzore, duke e demokratizuar frymën e Inteligjencës Artificiale, në mënyrë që simbioza teknologji-njeri të jetë sa më humane. Çfarë vlere ka teknologjia pa etikë? Nëse IA përdoret për manipulim, kontroll ose shkatërrim, ajo humb qëllimin e saj humanist dhe bëhet një armë në duart e pakujdesshme.

Etika e mjekësisë kërkon që mjekët të ndihmojnë pacientët duke minimizuar dëmet e mundshme. Përveç gabimeve dhe rreziqeve të privatësisë, shkencëtarët shqetësohen për efektet e mundshme negative të një pajisjeje plotësisht të implementuar si Neuralink, pasi komponentët e pajisjes nuk zëvendësohen lehtësisht pas implementimit.

Kur shqyrtohet çdo ndërhyrje mjekësore invazive, pacientët, ofruesit dhe zhvilluesit kërkojnë një ekuilibër midis rrezikut dhe përfitimit. Në nivelet aktuale të sigurisë dhe besueshmërisë, përfitimi i një implanti të përhershëm duhet të jetë i madh për të justifikuar rreziqet e pasigurta.Udhëzimet e qarta etike dhe ligjore janë të nevojshme për të siguruar që përfitimet që rrjedhinnga risitë shkencore, si çipi i trurit të Neuralink janë të balancuara me sigurinë e pacientit dhe të mirën shoqërore.

Si përmbledhje e argumentit tonë mund të themi se ¨Njerëzimi¨ është vlera që Inteligjenca Artificiale nuk mund ta kopjojë apo implementojë: teknologjia mund të imitojë inteligjencën, por nuk mund të kapë thelbin e empatisë, dashurisë, vullnetit dhe etikës. Prandaj, çdo teknologji që zhvillohet duhet të shërbejë për të rritur vlerat më të thella njerëzore. Kjo është mundësia jonë për të dëshmuar përgjegjshmërinë dhe etikën: teknologjia duhet të përdoret si një mjet për të mbrojtur liritë dhe dinjitetin e individëve, për të pasuruar jetën e tyre dhe për të krijuar.Kjo është mundësia jonë për të dëshmuar përgjegjshmërinë: teknologjia duhet të përdoret si një mjet për të mbrojtur liritë dhe dinjitetin e individëve, për të pasuruar jetën e tyre dhe për të krijuar.

Zgjedhja e njeriutështë një përgjegjësi dhe është koha që të bëjmë zgjedhje të ndërgjegjshme. Si shoqëri, duhet të vendosim se cilat janë vlerat dhe qëllimet tona. A do e lejojmë teknologjinë të udhëheqë botën pa kontroll apo do të marrim përsipër një rol aktiv në të ardhmen që po krijohet? Roli ynë është vendimtar: ndërsa Inteligjenca Artificiale mund të na ndihmojë të arrijmë një nivel të ri zhvillimi dhe përparimi, është njeriu që përcakton nëse ky zhvillim do të jetë në shërbim të gjithë njerëzimit ose në interes të disa individëve të fuqishëm.

Veprim dhe angazhim: kjo është koha që të ndërmarrim hapa të guximshëm për të siguruar që çdo teknologji, përfshirë Inteligjencën Artificiale, të ndihmojë në krijimin e një bote më të mirë, më të barabartë dhe më të drejtë.

E ardhmja po troket dhe ne jemi ata që mund ta formojmë

Megjithatë, zbatimi i këtij implementimi të çipit në trurin e njeriut ofron një kornizë unike për të eksploruar zhvillimin etik dhe të përgjegjshëm shoqëror të teknologjisë në mënyra që kufizohen nga konsiderata pragmatike dhe nuk janë as të gabuara nga optimizmi miop dhe as të penguar nga pesimizmi tepër spekulativ. Qasja e marrë këtu është e fokusuar qëllimisht në identifikimin e rrugëve drejt suksesit të inovacionit dhe kështu mund të shihet se favorizon ndërmarrjen.

Megjithatë, duke zgjeruar të kuptuarit e rrezikut për grupet kryesore që ndikohen potencialisht nga ndërmarrja dhe teknologjia, ai ofron një kanavacë mbi të cilën inovacioni i suksesshëm mund të përafrohet me inovacionin etik dhe të përgjegjshëm shoqëror. Do të shkonim aq larg sa të thoshim se ofron një kornizë dhe metodologji konceptuale që u mundëson novatorëve të krijojnë dhe të rrisin vlerën, duke u përgjigjur qëllimisht ndaj çështjeve etike dhe sociale. Ndërsa Inteligjenca Artificiale mund të mundësojë një nivel të ri efikasiteti dhe inovacioni, ajo nuk mund të zëvendësojë kurrë aspektet thelbësore të natyrës njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.