Poezi: Allen Ginsberg
NË SHOQËRI
Hyra në dhomën
ku mbahej kokteji
dhe gjeta tre a katër pederë
që kuvendonin në zhargonin pederast.
Provova të jem i shoqërueshëm por
dëgjova veten duke folur me zhargon hipsterësh
“Më vjen mirë që të shoh”, tha ai, dhe
largoi shikimin. “Hëëë”, mendova. Dhoma
ishte e vogël dhe kishte krevat dysh
dhe pajisje kuzhine:
frigorifer, dollap, toster, stufë;
mikpritësit dukej se kishin vend të
mjaftueshëm vetëm për zierje dhe fjetje.
Vërejtja ime për këtë çështje u kuptua
por nuk u pranua. Më ofruan
pije, që e pranova.
Hëngra has senduiç mishi; një
senduiç të pamasë prej mishi njeriu,
vërejta, derisa e përtypja,
se përmbante po ashtu edhe bythë të ndyrë.
Edhe më shumë erdhën, duke përfshirë
edhe një femër pushtake që dukej si
princeshë. Më shikonte me inat dhe
aty për aty tha: “Ti, nuk më pëlqen”,
ktheu kokën dhe refuzoi të njofohet.
“Çfarë!”, thashë i fyer.
“Përse, ti budallaqe fytyrë muti!”
Kjo ua tërhoqi vëmendjen të gjithëve.
“Pse ti bushtër narcisoide! Si mundesh ashtu
të thuash kur bile as që më njeh”,
vazhdova me zë të ashpër dhe mesianik,
i inspiruar më në fund,
duke mbizotëruar tërë dhomën
Ëndërr, Nju-Jork – Denver, Pranverë 1947
DY DJEM U FUTËN NË NJË RESTORANT ËNDRRASH
dhe hëngrën goxha shumë fatura arriti në pesë dollarë,
ama ata nuk e kishin idenë
se në çfarë ishin futur
kështu që me lopata
ngarkonin plehrat në kamion në një rrugicë
për ta shpaguar ushqimin.
Pas nja pesë minutash, vrisnin mendjen se
deri kur do të duhej të punonin
për të paguar çmimin e duhur, pyetën
pronarin e restorantit se kur
do të merrte fund ndëshkimi ose pagesa.
Ai qeshi.
Sa pak kuptonin – ishin aq
virgjëror –
ngaqë një punëtor i regjur punonte gjysmë dite
për njato para.
Paterson, në mes të vitit 1950.
Përktheu: Fadil Bajraj