Rudian Zekthi
VLERA E ÇASTEVE
Atëherë kur unë jetoja çdo çast
me atë që kisha jetuar
dhe tani që rroj çdo çast
me atë që do të vijë…
çdo gjë nuk ishte në vendin e vet
por më lart, më dlirë, më lirë,
varionte jeta në qiej,
çaste të madhërimit
të shijës së talentit, të dashurisë,
atëherë dhe sot
më lidh me këtë botë
e tashmja, që s’ka se si të më pëlqejë,
gjersa veç e tashme është
dhe e atëhershmja
është thjesht ardhmëri…