HEGJEMONIA KULTURORE DHE STEREOTIPAT BALLKANAS

VocaBoost Week 10 - Hegemony

Është krejt evident rreziku kryesor i destabilizimit që në Ballkan vjen nga Serbia, si shtet me mentalitet autokrat të ngulitur thellë në jetën sociokulturore, duke ndikuar kështu edhe në privimin e integrimit sistematik ballkanik drejt hapjes së portave evropiane

Nga Bujar MEHOLLI

Stereotipat për shqiptarët vazhdojnë të ushqehen nga substrati i mendësisë fashistoide serbo-sllave. E ashtuquajtura “Patologji akulturative e shqiptarëve” që mendësia e mykur sllave e ushqen, përmes nji propagande psikopatike, mbi popullin tonë, vazhdon të prodhojë pamje të shëmtuara, si skenat antisportive në ndeshjen futbollistike Rumani-Kosovë mes koreve raciste dhe fyerjeve mbi bazë kombëtare, derisa paradoksalisht perëndimi, si rëndom, duket se e sheh me rezervë “çështjen” shqiptare. Në terrin e mosnjohjes së kulturës sonë, siç shkruan Gani Bobi, çdo gjë shqiptare iu duket si “e zezë”. Ndaj, konstaton Bobi, “shqiptarët mbesin gjithnjë “arnautë të egjër”, “barbarë që s’lidhen”, “popull parakulturor”, “masë e ngjashme me kafshët”, mu pse kultura e tyre ishte e ndryshme nga ajo e atyre që e “vlerësonin”. (Gani Bobi, Paradoks kulturor, Rilindja, Prishtinë, 1986)

Në njërën nga esetë e tij, Krleža, përshkruan stereotipet mbi shqiptarët, që vlonin në kazanët e llumit fashisto-serb, nga kabinete ministrash te opinioni publik radikal, duke tentuar krijimin e prototipit të njeriut të egër, tribal, shqiptar. Populli shqiptar konsiderohet si “i pa rrënjë, i pa emër, pa histori, pa kulturë, pa gjuhë dhe pa letërsi, pa histori, pa poezi, pa atributet që e bëjnë individin dhe fisin njerëzor; këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologiikë…” (Mirsolav Krleža, Ese, përkthyer nga Vehap Shita, Rilindja, Prishtinë) Mania psikopatike sllave për ta paraqitur shqiptarin inferior e të predestinuar për të çuar jetë tribale përherë është e po e njëjta, edhe në shekullin e ri, ajo ushqehet vazhdimisht; e kanë zor ta pranojnë se këta “shpellarë” shqiptarë s’kanë gjë mangut krahas popujve tjerë, kanë shtetet e tyre, himnet, sportin, kulturën, e janë pjesë organike e qytetërimit. Këtë vandalizëm, psikopatinë fashiste sllave, Evropa e njeh qëmoti, ndaj s’duhet ta bëj veshin shurdh përjetësisht, përkundrazi, është imanente lufta frontale deri në zhdukjen përfundimtare të kësaj mendësie arkaike, primitive, që e karakterizon, veçan, meskinitetin sllavo-jugor. Prosperiteti nuk arrihet ndryshe veçse duke krijuar ambient diversant ku koncepcionet mbi tjetrin nuk marrin përmasa asfiksuese; binomi bardh-zi që gjeneron mendësinë prapanike të ngulitur thellë se tjetri duhet eliminuar, duhet zhdukur e asgjësuar në mënyrë që unë të ekzistoj, të mbijetoj – kjo maskaradë ballkanase, sllave, ka, siç dihet, substratin nga obskurantizmi alla mesjetar; obskurantizëm që ushqen njëtrajtshmërinë në mendim dhe ju jep hov trilleve nacionaliste-folklorike pa kurrfarë substance, sall propagandës së trumbetuar që përherë nxit sentimentin sllav, de facto pseudopatriotizëm e pseudonacionalizëm, siç mund të shihet shpesh, fjala vjen në Kosovë – kur kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij flasin për integrim të veriut të vendit, Mitrovicës, në mënyrë që të krijohet normalizimi nën ligjet dhe kufijtë administrativë të Republikës së Kosovës – nga viktimizimi dhe hipokrizia e prosperitetit euro-perëndimor që fshehin pas tyre ende deliret e sëmura të zgjerimit territorial, veç tjerash. dhe patologjisë urejtëse ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me neve, shqiptarët.

Është krejt evident rreziku kryesor i destabilizimit që në Ballkan vjen nga Serbia, si shtet me mentalitet autokrat të ngulitur thellë në jetën sociokulturore, duke ndikuar kështu edhe në privimin e integrimit sistematik ballkanik drejt hapjes së portave evropiane. Shqiptarët (veçan në Kosovë) i kanë problemet e tyre, reale, qoftë politike, qoftë socio-ekonomike, përballjet me atë që e quaj anarko-demokraci dhe që prek sferat kyçe shoqërore, nga eksploatimi i kulturës masive, masmedias, te mentaliteti arkaik, provincial; dorën në zemër kjo është situata faktike e cila dhemb, pikërisht pse rrezikon krijimin e shqiptarit pasiv, jo ai të cilit Andon Zako Çajupi i thërret: mos rri, po duku!, shqiptarin i cili është impulsiv sall në konglomerat patriotizmash e nacionalizmash folklorik, jo substancial. Substrati i nacionalizmit  shqiptar duhet të vazhdojë pragmaticitetin e rilindësve, të çlirohet në plotni nga folklorizmat dhe fermentet patritotiko-patetike, e të ndërtohet mbi bazat e iluminizmit francez, ide të cilat i absorboi Rilindja jonë e lavdishme Kombëtare. Rilindja Kombëtare letërsinë e shihte si mjet tejet efikas për të ushtruar ndikim në masë, kështu për t’i ndriçuar mendjet e një mase njerëzish që në përgjithësi kishin telashe me shkrim-lexim. “Historia dhe folklori ishin jo vetëm tipar specifik por edhe mjet lufte kundër paragjykimeve fetare nga njëra anë dhe si mjet i përshtatshëm konstituimi i entitetit kombëtar dhe kulturor, mjet mësimi racional me anën e të cilit u kumtohej bashkëkombësve në gjuhën kombëtare se cilët ishin, nga vinin dhe ku shkonin, nga ana tjetër. Baza tematike dhe ideore e letërsisë së kësaj epoke, synonte ndiçimin e mendjes së lexuesve, të cilëve u flitej dhe emancipimin e njeriut si individ dhe atë të kombit si kolektiv.” (Masar Stavileci, Iluminizmi në letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1990) Ky është një dimension tejet i rëndësishëm i edukimit patriotik të shqiptarëve të rij, jo me trumbetimin e nacionalizmit folklorik e patetik, përkundrazi, me forcimin dhe stampimin thellë-thellë të nacionalizmit shqiptar të ndërtuar mbi themele të forta kulturore-edukative, ruajtje të gjuhës shqipe e të zakoneve që dëshmojnë për etablimin e një vjetërsie të admirueshme të shtrirjes në këto troje. Paradoksalisht duket sikur sot kemi bërë regres dhe jemi kthyer në pikën zero – leximi si refleksion është në nivel tejet të ulët te një individ i cili mandej lehtë bëhet pre e kombinacioneve nacionalisto-patetike. Vetëm prosperiteti përbrenda entitetit shqiptar dhe rritja e një nacionalizmi racional mund të bëhen faktorë në rrugën e vështirë drejt integrimit të plotë dhe shuarjes së stereotipave e qasjes së rezervuar që perëndimi ende e aplikon në relacion me shqiptarët.

Është me interes për këtë temë një pasazh i eseistit austriak Karl-Markus Gauß që shkruan për Evropën kontroverse e ultranacionaliste, ndërtuar mbi popujt antemural “jashtë evropian”. “Europa ultranacionaliste e të pushtetshmëve, të cilët për me përmbushë synimet e tyne nuk munden me u paraqitë ma si nacionalistët e dikurshëm – edhe pse të tillë kanë mbetë – kërkon me e përkufizue veten rishtazi dhe me e rishkrue historinë e saj si nji biografi shenjtorësh. Të gjitha aktet barbare që kanë zanë fill në Europë janë servirë si ngatërresa me rranjë jashtëeuropiane; e pastrueme nga ndërgjegja kriminale, Europa mashtron tue u ba sinonim i demokracisë, i tolerancës dhe i dinjitetit njerëzor…” (Nga eseja Dy Europa, e përktheu G. Bakalli, ARS) Hegjemoni kulturore euro-perëndimore duket sikur është ndërtuar, siç thotë Krleža, nga kockat e popujve të vogël e të përvuajtur, godinat baroke, glamuroziteti evropian shërben, mesa shihet, sall si fasadë e stereotipave që ende si të thuash e ruajnë statukuonë e tyre. Kjo Evropë e qytetëruar që ngrihet krenare e shoqëruar nga simfonitë e Beethovenit nuk denjon t’i jap një zgjidhje përfundimtare moçalit ballkanas – ende s’është e zonja tëvendosë rregull e t’i sanksionojë ashpër fashistët serbë, si fjala vjen rokerin Bora Đorđević i cili shkruan vargje të tilla denigruese “Šiptari se kote, *** te živote”, apo kur elementë të ultranacionalizmit serb e shndërrojnë arenën sportive në podium shpërfaqjesh urrejtëse, fyese, denigruese, krejtësisht antipod i asaj që perëndimi mëton, por në këto raste kanë mëdyshje, presin ende, siç duket “evropianizimi” i Serbisë do t’ju marrë goxha kohë…

Leave a Reply

Your email address will not be published.