AFTËSIA PËR TË LEXUAR GJËRAT NË DISA MËNYRA

Autori në të njëqind e shtatëdhjetë e shtatë faqet e këtij libri ndalet në krijimtarinë e autorëve, duke na prurë neve dhe lexuesve të tij e të autorëve në konsideratë një status të thjeshtë e të bukur tërheqës promovues të vlerave të shkrimit, studimit, kërkimit shkencor dhe krijimit shqip

Prof. Dr. Fatmir TERZIU

Autorin e këtij libri me recenca, kritika dhe analiza letrare, Bilall Maliqi, të titulluar „Nëpër vepra letrare“ e kam ndeshur në poezi, shkrime të ndryshme, kritika dhe mjaft vëzhgime letrare të autorëve të tjerë. Në këtë rrugëtim dhe pikëtakim letrar në një hapësirë të largët e në një vend ndryshe ajo që na bashkon është leximi i njëri-tjetrit në Gjuhën e bukur Shqipe, pasi ajo që duhet të ridimensionohet është arsyeja që vjen nga pozita gjeografike e Bilall Maliqit që vjen nga ai mjedis ku Gjuha Shqipe meriton vlerën e saj dhe të përkujdesjes në shumë arsye. Kështu dhe ky libër, pra „Nëpër vepra letrare“ ka dyfish arsye në këtë vlerë. E para, i përket pikërisht arsyes kryesore me të cilën ky autor, si mjaft të tjerë në kushte të ngjashme nën Serbi, mban gjallë krijimtarinë dhe promovon atë, dhe së dyti talentit të tij të mrekullueshëm që jepet në këtë rast me njohuri, përkushtim dhe dashuri letrare.

Autori në të njëqind e shtatëdhjetë e shtatë faqet e këtij libri ndalet në krijimtarinë e autorëve, duke na prurë neve dhe lexuesve të tij e të autorëve në konsideratë një status të thjeshtë e të bukur tërheqës promovues të vlerave të shkrimit, studimit, kërkimit shkencor dhe krijimit shqip. Marrja në konsideratë e krijimtarisë së autoreve dhe autorëve: Albina Idrizi, Ramize Murtezi- Shala, Hysen Këqiku, Begzad Baliu, Faton Krasniqi, Nijazi Kastrati, Rrahman Hyseni, Bahtijar Kryeziu, Reshat Neziri, Jahi Murati-Staneci, FeridS elimi, Baki Rexhepi, Mustafë Ismaili, Ejup Kamberi, Hasan Emërllahu, Sadik Sadiku, Shkëlzen Halimi, Agron Boriçi, Raif Gashi, Afrim Mustafa, Murat Ajvazi, Arif Molliqi, Shefki Selami, Marilena Grigore, Neviana Shehi, Juljana Mehmeti, Xhemë Karadaku, Sevdail Hyseni, Rrahman Hyseni, Hyrije Jusufi, Majlinda Shaqiri, Avni Shaqiri dhe Emine Murseli, na jep një pasqyrë të qartë të përkushtimit të kritikut, Bilall Maliqi në të dy pikat e larticituara. Janë tridhjetë e katër autorë të marrë në këtë konsideratë dhe që në fakt për disa, mund dhe të kishte një botim më vete, pasi autori është ndalur veçanërisht në disa botime të tyre të fushave të ndryshme, sikurse është rasti i botimeve të Baliut e të ndonjë tjetri.

Por, si duhet të vlerësojmë dhe lexojmë këtë libër të përkushtuare të bukur të ndalesës te këta autorë. Ka disa mënyra që shkojnë mrekullisht tek leximi i vlerave që ai përcjell, informacionit dhe domosdoshmërisë së njohjes, por ka një gjë të ndjeshme në këtë epokë informacioni, ku ne kemi akses në një sasi të paprecedentë materiali leximi përmes burimeve të mediave sociale, ku ndodh edhe transferimi i zakoneve të leximit, por jo atij të printuar dhe ku duhet natyrshëm fokusi, reflektimi, thellësia dhe përzgjedhja në autostradën e informacionit që në jo pak raste mund të jetë i ndërlikuar.

Me këtë libër jashtë atyre që të krijojnë stacionim së pari lexojmë cilësinë. Me zgjedhje të pafundme vjen një proces përzgjedhjeje nga autori i këtij libri. Aplikohet me të njëjtën aftësi dalluese që përdoret për raftin e librave në dhomën tuaj. Nuk ndjehesh i detyruar të ndjekësh faqet për shkak të popullaritetit, ose emrit të kolegëve, por ndjen pikat që të bashkojnë kuriozitetin për vlerën që përcjellin librat e tyre. Dhe me këtë libër ndjehesh i qetë, se nuk je më në rrjetet sociale që të krijosh stresin, se sa ndjekës ke ose sa njerëz? profilet? E tyre bëhen palë me shkrimet e tua. Ndërsa përqendrimi në sasi do të mbingarkonte ekranin tuaj të kompjuterit, në këtë rast libri i Bilall Maliqit, mënjanon këtë rudiment dhe sjell kënaqësinë e leximit.

Me këtë libër të autorit Bilall Maliqi lexuesi kryen mes leximit të autorëve në konsideratë edhe kontrollin e cilësisë. Herë pas herë nëpër faqet e librit shndërrohen tematika, ide dhe mesazhe, që mënjanojnë reklamat e reklamimet e bezdisshme. Kjo është një formë e ndjeshme dhe pozitive që „Nëpër vepra letrare“ zhbiron suksesshëm dhe kërkon përmbajtje me cilësi të lartë, tërheqëse, jo qasje të padurueshme. Nëse furnizimi i tillë informues dhe njohurindjellës ngadalë secila faqe e këtij libri bëhet një faqe e madhe promovuese që shpërqendrohet nga njohuri të tjera më të denja, dhe aty kupton se është koha për të pastruar atë magazinimin e tepërt që përcjell në ndonjë rasti ndonjë libër me kritika, të cilat janë thjesht lista shoqërish.

Kjo kulturë e qasjes informuese të krijimtarisë së autorëve të lartcituar në këtë libër duket më pas se u rrit nga kultura e leximeve, që mund të tregojnë se sa thelbësore është botimi i një libri, por dhe transmetimi i tij jo vetëm si format në dhe për epokën dixhitale, por dhe në formën më tradicionale në print. Si të tillë ne jemi rritur duke adhuruar emrat e mëdhenj të letërsisë, Shelley dhe Whitman, Hemingway dhe Faulkner, SylviaPlaths, e të tjerë që janë dhe bëhen vlera të botës krijuese, por që ka kaq shumë, dhe që një listë e tillë ka ndryshuar në njëzet vitet e fundit. Kanuni letrar nuk është zhvendosur aq shumë sa është prerë në një mijë kanone të ndryshme, të nxitur nga botimet, shtypjet e vogla, mediat sociale dhe një shpërthim i trendeve në Internet, por dhe nga dashamirësi të tilla sikurse është dhe përkushtimi i autorit gjithëplanësh Bilall Maliqi.

Bilall Maliqi injoron kështu snobin e ndezur në veten e parë. Ai hyn në përkushtuesit e denjë konglomerat që po luftojnë dhëmbë e thonj për të ruajtur pjesën e domosdoshme të vlerës dhe cilësisë së librit. Përkushtimet e tij në të gjitha zhanret janë ndjeshëm në margjinat e kulturës krijuese shqiptare, duke mbështetur zëra të rëndësishëm dhe shpesh subversivë që përndryshe do të mbyten nga shqetësimet e kësaj gjullurdie tranzicionale dhe tregëshume të botimit pa kriter të librit shqip në këto kohë.

Bilall Maliqi hyn tek kritikët e mirë, të cilët janë eklektikë. “Eklektik” është një fjalë argëtuese. Ata nuk mund të rishikojnë vetëm temat dhe stilet që u pëlqejnë interesave të tyre personale. Njëanshmëria është anatemë për artin e kritikës. Kritikët e mirë janë domosdoshmërisht mendjehapur, shumëdimensionale dhe me ide të rrumbullakosura mirë. Ata e kuptojnë se kjo gjë e quajtur jetë është një përpjekje e rrjedhshme, ndaj dhe „Nëpër vepra letrare“ ka shumë arsye të jetë në këtë kënd, sepse aty ndodh leximi si kritik dhe si i tillë shërben që të zgjerojë ndjeshmërinë estetike dhe shtrirjen intelektuale për t’iu përshtatur diversitetit të gjallë të mijëvjeçarit të ri.

„Nëpër vepra letrare“ përqafon thelbin ku dallohet aftësia për të lexuar gjërat në disa mënyra, përveç fjalë për fjalë, është një shenjë e pjekurisë intelektuale, atë që Keats e quajti “aftësi pozitive”, një pranim pothuajse shpirtëror i sigurisë në jetë dhe art. Kritikët e mirë e kanë këtë cilësi, edhe nëse vepra e tyre lexohet me një tendencë të caktuar, kjo bëhet dhe nga përkushtimi i denjë i Bilall Maliqit. Për të arritur një perspektivë të re, „Nëpër vepra letrare“ dhe autori i tij tregon se duhet të shkëputemi nga nocionet e paramenduara dhe të notojmë në mbretërinë e misteriozes, duke shpresuar të dalim në breg me kuptim të ri. Kjo është zemra e kritikës, si dhe e ndjeshmërisë së Bilall Maliqit. Kjo aftësi është ajo që krijon një përvojë leximi të shtresave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.