AUTOPORTRET
Herë-herë me grafullon gjoksi si tambli në flakë,
jam shend e verë, plot hove njerëzore, i pashëm,
i freskët e i gjallë,
i pastër e i larë si natyra pas shiut,
i tejdukshëm si qelqe e zbrazët.
Gjithkush ma lexon shpirtin në bebëz të syrit
e viti me duket një ditë…
Herë-herë shkretem krejt
pres
regëtimë e fundit të heshtë,
jam si pylli dimëror,
i ftohtë pa ndjenja,
bosh,
e dita me duket një vit…
Nga çasti na çast pres të më çojnë në varrezë
Pse s’më çojnë?!