Albert CAMUS

ARTISTI BASHKËKOHOR

Duke qenë i lodhur ose shpërfillës, sot publiku duartroket ose fishkëllen rastësisht. Intelektuali i kohës sonë nuk pushon së ngurtësuari për të qenë i madh. Por, duke mohuar gjithçka, deri edhe traditën e artit të tij, artistit bashkëkohor i formohet iluzioni se po krijon rregullat e veta dhe arrin deri aty, sa të mendojë se është Zoti. Kështu, ai pandeh se është në gjendje të krijojë realitetin e tij. Por, larg shoqërisë, ai do të krijojë vetëm vepra formale dhe abstrakte, prekëse si përjetime, por pa pjellorinë që është karakteristikë e artit të vërtetë, prirja e të cilit është të mbledhë. Si përfundim, ndryshimi ndërmjet stërhollimeve e abstraksioneve bashkëkohore dhe veprës së një Tolstoi ose një Molieri do të jetë po aq i madh, sa edhe ndërmjet tregtisë së shpresuar të një gruri të padukshëm dhe vetë dherave të prekshëm të hullisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.