ADRESA IME
Sot e kam fshirë numrin e shtëpisë,
emrin e rrugës sefte.
E fshiva drejtimin e çdo rruge.
Dhe nëse duhet të më kërkosh ende,
vetëm trokit në derë,
në çdo rrugë, në çdo qytet, në çdo vend.
Është një mallkim, por edhe një bekim:
dhe kudo ku do të gjesh një shpirt të lirë,
aty është shtëpia ime!
(Në shqip: Irena Dono)