Anila Toto

DETIT TIM

Aty thellë, 
në blu dua të zhytem.
E dua atë det!
Edhe nëse shihni që po mbytem,
mos u alarmoni,
por lermëni të qetë.

Do nis revanshin me vaj ahengu,
e mos u çuditni që s’jua dua ndihmën.
Kam zërin e detit se jam vajzë bregu,
e blu e kam klithmën!

Oh!
Ku ta çoj detin që mbaj në shpirt?!
Kaq herë e bëra valë e nuk niset,
E kam frikë vetminë nëse më ik’
Nëse më rri rrezikoj mbytjen.

Të tretem deshiroj nëpër thellësi,
E ta prek detin aty, thellë në zemër.
E çfarë është parajsa para tij,
kur të jem edhe dallgë, sirenë a femër?!

Buzedetit. .. mërmëris me valën si valët.
Ajo s’më pranon e më quan të marrë,
sikur të më dëgjonte shpirtin e jo fjalët
A të kish këmbë e në breg të dalë.
Ajo…
Do të çmendej nga madhështia jote!

Ajo s’do t’i besonte as dritës sa ty,
Si kurrë më parë e verbër mbi botë
Do të zgjidhte dy rreze për dy sy.

Pa kur zë dielli e ulet mbi det
Siç pret Penelopa, Odisenë e vet.
Bie një paqe e mbyt një shkëlqim,
E nis vetë natyra të mashtrojë njerinë.
Edhe kur natyra ka paqe e dashuri
Gulçon shpirti i detit.. acar e stuhi!

Prandaj…
Aty, thellë,
në blu dua të zhytem.
E dua atë det…!

Edhe nëse shihni që po mbytem,
mos u alarmoni.. ,
por lernani të qetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.