Artur Spanjolli

BAR JUVENILJA CASTELLO

Bosh është tavolina,

mbi tavëll shkëlqimi bien

dritë, xhami mbi syprinë,

kafeja pse s po vjen?

Poshtë tendës së verdhë

S’ka tym cigare gjëkundi.

Dhe gjallëria e miqve,

s dihet se nga humbi!

Mbi syprinën e xhamtë

Pse drita më nuk feks,

gota pa ujë si mbeti?

Filxhani s’u kthye me eks!

Pa njerëz tavolina,

një hije e zbehtë bien

kthe kokën kamerieri

pse mjeshtri s po vjen?

Oh nuk shkohet më atje

vullneti do ta braktisë,

siç braktisim vendin intim

pas rrebeshit të dashurisë.

Më kot kopshti tutje

pret burrin mendimtarë

të zbrazur krejt janë stolat

drunjtë, të heshtur, radhë.

S’këndojnë më bilbilat

as limfë mes gjethesh s ka

asfalti krejt i zi; po

mjeshtri pse s po vjen,

pse vonohet pra?

Ah, do të kenë mall miqtë

për zërin tënd të mprehtë.

Për duart mishtore, t’mëdha

Si dhe vështrimin, shigjetë.

Do kenë mall fare dhe

për mallëngjimin fisnik

Ndoshta ende se ndjejnë

se ti vërtetë ke ik.

Ku shkove, nga u fshehe

pse s vjen ti si gjithmonë,

ja tavolina, tavlla, paketa

kafeja pse vonon?

Leave a Reply

Your email address will not be published.